Categories Politike

Flamuri shqiptar në zyrën e Albin Kurtit, Vuçiç pyet ambasadorin britanik: Në cilin shtet i ka fituar zgjedhjet Kurti?

Në lidhje me një takim që ka realizuar kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, me ambasadorin britanik, Nicholas Abott, ka reaguar President i Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

Shkak është bërë flamuri shqiptar që ndodhet mbrapa ambasadorit Abott dhe Kurtit.

Përmes një postimi në Twitter, Vuçiç ka pyetur ambasadorin britanik se në cilin shtet i ka fituar zgjedhjet Albin Kurti. Gjithashtu ai thekson se do vazhdojë ta bëjë këtë pyetje derisa të marrë një përgjigje.

“Pyetja ime për ambasadorin e Britanisë së Madhe në Prishtinë: Cilat zgjedhje i ka fituar Kurti, në çfarë shteti? Dhe flamuri që i qëndroni përballë cilit shtet i takon, shkëlqesia juaj? Unë do të vazhdoj t’iu pyes derisa të marr një përgjigje për këto pyetje”, ka shkruar Vuçiç në llogarinë e tij në Twitter.

Me flamurin e Shqipërisë në sfond janë fotografuar edhe ambasadorë të tjerë të vendeve të huaja në Kosovë, duke përjashtuar këtu ambasadorin gjerman, Christian Heldt dhe atë të SHBA-ve, Philip Kosnett.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME