Categories Lajme

Flamurtari i Dajës fiton thellësisht, përballë Skuadrës U19 të po të Flamurtarit

Flamurtari fiton thellësisht miqesore e luajtur ne fushën e pyllit të sodës përballë Skuadres së U19 të Flamurtarit. Ekipi i drejtuar nga Ilir Daja ka fituar ne shifrat 8-0,ndersa vetem pjesa e pare është  mbyllur 5-0. Musta dy here,Ribaj,Batha dhe Useini kanë  shënuar në pjesën e parë për ti dhënë fitoren ekipit në rezultatin 5-0, ndërsa edhe tre gola të tjerë janë shënuar në pjesën e dytë ,ku kanë realizuar sërish Batha dhe Ribaj, por edhe i riu Haruni,i cili është aktivizuar në pjesën e dytë nga trainer Ilir Daja me skuadrën e parë. Për ekipin e Flamurtarit nuk janë aktivizuar Veliu,Bushic,Alla,Cale,Beqaj dhe Maze , lojtarë të cilët kanë kryer përgatitje të diferencuar për shkak të problemeve muskolore. Kjo është miqësorja e dytë për Flamurtarin në këtë përgatite dimërore,pas asaj të barazuar pak ditë më parë në Lushnje në shifrat 1-1. Gjatë fazës përgatitore deri në nisje të kampionatit,Flamurtari pritet të zhvillojë edhe të tjera takime miqësore,kur dihet që tashmë faza përgatitore e skuadrës është vendosur të zhvillohet në Vlorë.

Ndeshje miqësore Flamurtari F.C 8 : 0 U19 Flamurtari F.C Shenues : Musta (2X), Ribaj, Batha (2X) Useini, Mustafa, Haruni Formacioni Zyrtar : Në  porte : Kolici. Ne mbrojtje : Siljanovski, Deliaj, Polozhani ( C ) , Kotobelli. Ne mesfushe : Mustafa, Useini, Batha. Sulmi : Torassa , Ribaj, Musta U aktivizuan : Qirko , M.Qarri , J.Qarri , Ymeraj , Licaj , Mucollari, Diamanti , Haruni , Ziaj . Veliu , Busic, Calé , Alla , Maze dhe Beqaj kanë  zhvilluar stervitje të  diferencuar .

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Zgjodhi një jetë të re larg trafikut të drogës, banda tenton të vrasë 25-vjeçarin shqiptar në Itali!

Ishte një tentativë vrasjeje me armë zjarri që tronditi Miranon në mbrëmjen e 1 korrikut.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqipëria goditet nga dy tërmete në orët e para të mëngjesit, ja ku ishte epiqendra

Dy tërmete me magnitudë 3.9 dhe 2.0 të shkallës Rihter u regjistruan ditën e sotme…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Golem\ Zaptuan hapësirat publike 3 në hetim! Sekuestrohen 116 çadra dhe 232 shezlongë

Policia e Kavajës ka vijuar kontrollet në vijën bregdetare në kuadër të operacionit “Plazhi i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Muzika e lartë pas orës 24:00, gjobitet me 2 mln lekë pronari i ‘beach bar’ në Himarë

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, në zbatim të planit të posaçëm të masave për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për neser, e hënë 27 korrik 2026

Dashi Shume planetë do kenë ndikim te madh sot ne jetën tuaj ne çift. Ata…

LEXO ME SHUME