Me vetëm gjashte pikë , në fundin e renditjes dhe shumë pak shanse për të mbijetuar. Kështu e ka mbyllur vitin 2019,Flamurtari,në një situatë që duket se edhe e ardhmja mbetet pak optimiste. Ish lojtari i Flamurtarit të viteve 80-90 Përparim Lushaj është i drejpërdrejtë në fjalët e tij,kur e shikon të ardhmen te Flamurtari të zymtë. Problemi nuk është vetëm fakti që Flamurtari e mbylli në këtë situatë,por se cfarë do të bëhet në të ardhmen,ky është problemi më i madh,me një të ardhme,ku shpresat janë shumë të pakta për të ndryshuar Lushaj ndalet në faktin se nëse drejtuesit apo sponsorat turq që erdhën në drejtim,nuk i dihet nëse janë larguar apo jo,por kjo gjendje vijon prej dy vitesh,dhe shkaku kryesor mbeten pagesat. financat janë një cështje që mban pezull Flamurtarin,dhe kjo reflektohet qartë në ecurinë e skuadrës në kampionat. Lushaj kujton se Flamurtari ka qenë në kategorinë e parë edhe në vitin 2004,duke u ngjitur atëherë në superloge dhe më pas fitoi dy kupa shqipërie dhe nënkampion,ndërsa i qartë thotë se bashkia duhet të veproje dhe pse jo në një fare mënyre se si mud të veprohet me skuadrën,ti merret nje mendim ish kryetarit të bashkisë Shpëtim Gjika. Në fund edhe dy fjalë për kampionatin,kur e sheh me mjaft rivalitet,por sipas Lushaj,Kukësi,Partizani dhe Tirana janë tre ekipet që do të luftojnë deri në fund për titullin kampion
Categories
Sport
Flamurtari,në një situatë që duket se edhe e ardhmja mbetet pak optimiste
