Categories Lajme

Flasin banorët që i blenë shtëpitë nga 1 euro në Itali

Në Itali janë shitur shtëpi me çmim prej 1 euro. Arsyeja e këtyre çmimeve, është se fshatrat janë të pabanuara, dhe autoritetet italiane atje, kanë për qëllim që të nxisin njerëz për të blërë shtëpi, në mënyrë që të rikthejnë jetën atje, shkruan Gazeta Metro.

Titujt e mëdhenj të mediave të rëndësishme, si CNN, kanë mahnitur miliona njerëz, të cilët u joshën nga ideja e braktisjes së metropoleve të zhurmshme për një jetë më të qetë. Kërkesat vërshuan nga të gjitha anët. Por çfarë ndodhi me ata që blenë vërtet? A i priti jeta e bukur që mendonin? CNN Travel foli me disa prej atyre që vendasit i quajnë “qytetarë 1 euro”. Tri fshatrat, ku ata blen shtëpi për 1 euro, quhen; Gangi fshat në Sicili, Carrega Ligure në Piedmont dhe Lecce nei Marsi në Abruzzi.

Francezja Morgane Guihot me të shoqin ishin nga të parët që blenë shtëpi dhe nuk ngurruan të nisin riparimet, sepse banesa kishte nevojë. Ata kanë ndërmend ta përdorin si shtëpi pushimesh, përcjell albinfo.ch. “Vendi është fantastik, dhe njerëzit mjaft të dashur”, thotë çifti, ndërsa shton se nuk ka pasur surpriza të pakëndshme.

Ndërkohë, belgu Patrick Janssen rrëfen se praktikisht iu treguan nja 25 shtëpi të vjetra që kishin nevojë për riparime të mëdha. “Nëse ke mundësi të investosh, ato mund të bëhen mjaft të përshtatshme për të jetuar edhe përgjithmonë, e jo vetëm për të kaluar pushimet”, shpjegoi ai.

Ndërkohë, nisur nga kërkesa e jashtëzakonshme në Sambuca, kryebashkiaku që nuk mund t`u përgjigjej pozitivisht të gjithëve, i nxori në ankand shtëpitë e mbetura e ua dha personave që ofruan më shumë, duke bërë që disa prej tyre të shiteshin deri në €25,000.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për SOT, e Premte 26 Qershor 2026

Dashi Nëse keni pasur zënka me partnerin tuaj, hidheni vete hapin e pare drejt pajtimit.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë, arrestohet 35-vjeçari me kokainë dhe kanabis, ja zonat ku vepronte

Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin antidrogë të koduar “Implikimi” dhe ka arrestuar një 35-vjeçar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shiste drogë, pranga 35-vjeçarit në Bërzhitë!

Një 35-vjeçar është vënë në pranga në Bërzhitë për shitje droge. Policia i ka sekuestruar E.Tafanit 833…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Helmimi i 64 studentëve të Akademisë së Sigurisë, ndërpritet aktiviteti i Sori-Al! DETAJE

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) ka reaguar pas helmimit të 64 kursantëve të Akademisë së…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“The Albanian Files”, harta e resorteve mbi natyrën shqiptare

Autorë: Erisa Kryeziu dhe Vjolanda Peca | Citizens.al “Në një botë autokratësh, a mund të…

LEXO ME SHUME