Categories Lajme

Sot ceremonia e betimit në Presidencë për anëtaret e Kushtetueses, Meta nuk thërret Arta Vorpsin

Do të organizohet pasditen e sotme në presidencë ceremonia e betimit për anëtaret e Gjykatës Kushteutese. Ashtu sikundër edhe pritej, Kreu i Shtetit nuk e ka thirrut, Arta Vorpsi e votuar në seancë plenare, në këtë ceremoni betimit.Zyrtarisht nga Presidenca është njoftuar se ceremonia e betimit do të kryehet pasditen e sotme, ndërsa kreu i shtetit ka vendosur të thërrasë, Elsa Toskën, Fiona Papajorgjin e Marsida Xhaferllarin.

Njoftimi i plotë: Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta, në mbështetje të nenit 129 të Kushtetutës dhe nenit 8 të ligjit nr. 8577/2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese”, të ndryshuar, ka vendosur të thërrasë sot për betim, përpara Presidentit të Republikës, anëtarët e rinj të zgjedhur të Gjykatës Kushtetuese.

Zonja Elsa Toska e zgjedhur anëtare e Gjykatës Kushtetuese me Vendimin nr. 133/2019 datë 11.11.2019 të Kuvendit të Shqipërisë, thirret për betim përpara Presidentit të Republikës, sot në datë 14.11.2019, ora 19:00.

Zonja Marsida Xhaferllari, e emëruar anëtare e Gjykatës Kushtetuese nga Presidenti i Republikës me Dekretin nr. 11350, datë 13.11.2019, thirret për betim përpara Presidentit të Republikës, sot në datë 14.11.2019, ora 19:30.  Zonja Fiona Papajorgji e zgjedhur anëtare e Gjykatës Kushtetuese me Vendimin nr. 134/2019, datë 11.11.2019 të Kuvendit të Shqipërisë, thirret për betim përpara Presidentit të Republikës, sot më datë 14.11.2019, ora 20:00. Ceremonia e betimit zhvillohet në Institucionin e Presidentit të Republikës dhe për këtë ftohen të jenë të pranishëm dhe anëtarët e Gjykatës Kushtetuese dhe Sekretari i Përgjithshëm i Gjykatës Kushtetuese.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për SOT, e Premte 26 Qershor 2026

Dashi Nëse keni pasur zënka me partnerin tuaj, hidheni vete hapin e pare drejt pajtimit.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë, arrestohet 35-vjeçari me kokainë dhe kanabis, ja zonat ku vepronte

Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin antidrogë të koduar “Implikimi” dhe ka arrestuar një 35-vjeçar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shiste drogë, pranga 35-vjeçarit në Bërzhitë!

Një 35-vjeçar është vënë në pranga në Bërzhitë për shitje droge. Policia i ka sekuestruar E.Tafanit 833…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Helmimi i 64 studentëve të Akademisë së Sigurisë, ndërpritet aktiviteti i Sori-Al! DETAJE

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) ka reaguar pas helmimit të 64 kursantëve të Akademisë së…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“The Albanian Files”, harta e resorteve mbi natyrën shqiptare

Autorë: Erisa Kryeziu dhe Vjolanda Peca | Citizens.al “Në një botë autokratësh, a mund të…

LEXO ME SHUME