Categories Sport

Flasin futbollistët shqiptarë: Çfarë ndodhi, si doli makina nga rruga

Detaje të reja kanë dalë nga aksidenti i ndodhur disa minuta më parë në aksin Elbasan-Librazhd nga i cili u plagosën 4 futbollisttë.

Mësohet se fotbollistët janë të ekipit të Sopotit dhe kanë qenë duke u ktheyr në shtëpi pas përfundimit të stërvitjes, ndërsa makina e tyre është përfshirë në një aksident.

Njëri nga futbollistët ka treguar për Fax News nga dhoma e Spitalit të Librazhdit ku po merr ndihmën mjekësore se, shkak ka qenë lagështira në rrugë.

Gjendja e tyre shëndetësore fatmirësisht nuk është e rëndë, ndërsa vijojnë të qëndrojnë nën kujdesin e stafit mjekësor në Liubrazhd.

Futbollistët e plagosur nga ky aksident janë:
Ermir Lojku
Klajdi Hoxha
Funel Kushta
Orgest Tocka.

Pasditën e sotme një tjetër aksident ka ndodhur në aksin Elbasan Librazhd ku një makinë ka dalë nga rruga duke përfunduar pothuajse në oborrin e një banese private.

Si pasojë e aksidentit, burime bëjnë me dije se janë plagosur 2 persona ndërsa momentalisht nuk dihet si paraqitet gjendja e tyre shëndetësore.

Reshjet e shiut kanë sjellë edhe problemin e parë në qarkullim pasi një mjet tip Audi bëhet me dije se teksa ka qenë duke lëvizur në drejtim të Librazhdit, në aksin nacional Elbasan- Librazhd ka përfunduar në kanal.

Mjeti ka dalë nga rruga konkretisht pranë urës së Lizës, ndërkohë që drejtuesi i mjetit mbeti i bllokuar për disa minuta në mjet. Por fatmirësisht ai është arritur të nxirret dhe mësohet se nuk ka pësuar lëndime të mëdha./fax

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Anthony Joshua mposht me vështirësi Kristian Prengën

Anthony Joshua kaloi me sukses provën e fundit me shqiptarin Kristian Prenga përpara supersfidës së…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Turqia mundet nga Paraguaji dhe eliminohet nga Botërori

Turqit treguan dominim total ndaj Paraguait që luajti me 10 lojtarë, por edhe këtë herë…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME