Categories Lajme

Flet 31-vjeçari me koronavirus: Kam 36 orë tek Infektivi vetëm një doktor më ka parë

31-vjeçari i prekur me koronavirus, i cili ndodhet në Spitalin Infektiv në QSUT ka deklaruar se ka 36 orë që ndodhet i shtruar, por vetëm një doktor ka parë gjendjen e tij. Ai ka treguar se asnjë nga mjekët nuk e kanë njoftuar as për rezultatin e analizës.

“Të premten kontaktova urgjencën, pas rastit të Lushnjes. Të shtunën mora 127 në telefon, nuk ma hapën, kisha shumë temperaturë.  Shkova në spital privat dhe ata më çuan tek Infektivi. Kam 36 orë në spitalin infektiv dhe vetëm një doktor ka ardhur për të më parë. Nuk më kanë njoftuar që kam dalë pozitiv dhe se çfarë mjekimi duhet të marrë.  Ministria ka dalë në një komunikim dhe ka thënë që jam prekur me koronavirus”.

Shkon në 6 numri i të prekurve me koronavirus në Shqipëri. Fillimisht rezultuan të infektuar dy persona, babë e bir, përkatësisht 54 dhe 28-vjeç. Ministria e Shëndetësisë njoftoi në orët e para të mëngjesit të sotëm se analizat e 3 familjarëve të tyre rezultuan pozitive. Po kështu, sipas ministrisë është i infektuar edhe një 31-vjeçar, i cili kishte shkuar në Milano. Ministria e Shëndetësisë u bën thirrje të gjithë qytetarëve të tjerë që të ruajnë qetësinë, ndërkohë ata që kanë udhëtuar nga vende të prekura dhe ndiejnë simptoma të ngjashme me gripin, të telefonojnë në nr.127 dhe të mos shkojnë direkt në spitale. Rama një ditë më parë dha urdhërin që të mbyllen institucionet e arsimit me dy javë dhe të anulohen të gjitha aktivtetet deri më 3 prill.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Vlorë-Orikum, “Audi” përplas këmbësoren me foshnjën 3-muajshe, mrekullisht shpëtojnë të dyja!

Një aksident rrugor dramatik ka ndodhur mesditën e sotme (29 gusht) në aksin Vlorë-Orikum, pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Prokuroria mbyll hetimet për Ylli Zallën

Pak ditë përpara se Ylli Zalla të arrestohej gjatë operacionit policor të koduar “Fundi i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I dhunuan nipin në Kavajë, 47-vjeçari arrestohet ndërsa po shkonte për të…

Me armë zjarri në automjet, po shkonte për të vrarë personat që kishin dhunuar nipin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 28 Gusht 2026

Dashi Edhe pse situata ne jetën tuaj ne çift do përmirësohet sot, serish nuk do…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO/ Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane rikthehet në Vjosë!

Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane është shfaqur sërish në hapësirën e lumit Vjosa. Ministri i…

LEXO ME SHUME