Categories Lajme

Flet administratori i pallatit të pastrueses që vodhi 700 mijë euro: Dukeshin sikur s’kishin lekë, mezi na jepnin detyrimet e muajit

Administratori i Pallatit ku jetonte sanitarja Rozeta Dobi dhe familja e saj ka deklaruar se edhe pse kishin shuma të tilla parash brenda banesës së tyre, ata nuk denjonin t’i jepnin administratorit të pallatit detyrimin mujor të mirëmbajtjes së pallatit.

Si rrjedhojë, Qazim Çipi shpjegon se ky veprim të linte në përfundimin se familja Dobi nuk kishin të ardhura për të përballuar jetesën.

I vetmi që nuk i kishte ‘rezistuar’ pasqyrimit të të ardhurave të tyre ka qenë 20-vjeçari Havier Dobi i cili për 1 muaj ka blerë makina të ndryshme të firmës ‘Benz’.

“Jemi habitur se nuk na shkonte në mend. Tani që po dëgjojmë këto veprime jemi habitur. Nuk kushtoheshin, vetëm kohëve të fundit ai djali që shpenzonte pak.

Këtu kanë mbi 10 vjet që jetojnë. Zotëria ka kohë që është në pension nuk punon. Marrëdhëniet i kemi pasur mirë si komshinj po me mua ka qenë e distancuar.

Djali blinte dhe shiste makina. Unë edhe në këtë moshë 70 vjeç bëj dy punë që të ushqehem, se vështirësitë duken… Unë administroj dhe shkallën dhe kur ata japin mirëmbajtjen domethënë është e vështirë.

Edhe ato lekët e mirëmbajtjes mezi ua merrje, dukej sikur nuk kishin lekë. Vetëm djali, ka rreth një muaj që e kam parë me makina.”- u shpreh Çipi për Report Tv

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Martë 23 Qershor 2026

Dashi Bëni kujdes! Në muajt e kaluar nuk kanë munguar konfliktet në dashuri. Por mos…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ekzekutimi i çiftit Mujeci, Gjykata e Lezhës lë në burg bashkëpunëtorin e autorëve!

40-vjeçari i arrestuar si bashkëpunëtor në vrasjen e çiftit të bashkëshortëve, Kreshnik dhe Gentjana Mujeci,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Sherri në Vlorë, policia shoqëron disa persona në komisariat

Një konflikt mes disa personave është regjistruar mbrëmjen e së hënës në bulevardin “Ismail Qemali”,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjermani, ja kush janë dy motrat shqiptare nga Kosova që humbën jetën në aksident

Dy motra nga Kosova kanë humbur jetën në një aksident në Gjermani. Viktimat janë identifikuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Panaja të Vlorës! 36-vjeçari i vë flakën një mjeti dhe qëllon me armë në ajër, shoqërohet në polici

Një incident është regjistruar në fshatin Panaja, në Vlorë, ku një 36-vjeçar dyshohet se i…

LEXO ME SHUME