Categories Lajme

Flet babai i 4-vjeçarit që mbeti i vdekur nën rrënojat e ndërtesës së shembur në Torino

Ne duam drejtësi. Erdhëm në Torino për të nisur një jetë të re, e sot kisha një takim për t’u zhvendosur në një shtëpi tjetër, sepse asgjë nuk funksiononte atje. Vazhdimisht nuhasnim erën e gazit”.

Kështu është shprehur për mediat italiane babai i 4-vjeçarit shqiptar që gjeti vdekjen pas shpërthimit të apartamentit ku qëndronte me nënë në Torino.

Genci Tila, ka dalë këtë mëngjes nga spitali ku po kurohej. Mëngjesin e djeshëm, ai qëndronte i dëshpëruar jashtë ndërtesës dykatëshe të shkatërruar nga shpërthimi, e ishte në pritje që zjarrfikësit të nxirrnin Aronin nga rrënojat.

Gjatë ditës, Genci, e familjarët e tij do të vizitojnë në spital të shoqen, Nertilën, që ka pësuar plagë të shumta nga shembja e ndërtesës. Prokurori që po trajton këtë çështje ka treguar për mediat të gjitha skenarët e ngjarjes së dhimbshme.

“Genci ka nuhatur aromën e gazit, por nuk shpërtheu bombola e tyre, por e katit më poshtë”, tha Prokurori. Një kushëri i çiftit ka treguar më tepër detaje për jetesën e tyre.

“Ata erdhën nga Napoli për në Torino për të nisur një jetë të re. Babai i Aronit punonte në një kompani si punëtorë, dje ishte dita e parë. Për fat të mirë, dy fëmijët e tjerë nuk ishin me ta, pasi tragjedia do të ishte më e madhe”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arrestimi i Agasit, reagon Policia: Pranga edhe Shpatarakut, dhunoi stafin e hotelit në Dhërmi

Policia e Shtetit ka dalë me njoftim zyrtar në lidhje me arrestimin e Ergys Agasit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedi në familjen shqiptare në SHBA, zjarri i merr jetën 3 fëmijëve, detaje

Një tragjedi e rëndë ka goditur një familje shqiptare në Jacksonville të Floridës, ku tre…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqi, gruaja prej vitesh dhunohej nga bashkëshorti! 44-vjeçarja kishte vendosur të divorcohej!

Mediat greke kanë zbardhur detaje të reja në lidhje me krimin e ndodhur ditën e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dhërmi, arrestohen dy persona, Shisnin doza kokaine dhe kanabisi

Dy persona janë arrestuar në flagrancë pasi shisnin doza kokaine dhe kanabisi në Dhërmi. Në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kamioni shpërthen në flakë gjatë ecjes pranë Laçit

Një kamion i tonazhit të mesëm u përfshi sot (25 gusht) nga flakët në rrugën…

LEXO ME SHUME