Categories Lajme

Flet babai i Andi Malokut: Si i sigurova pamjet e ngjarjes

Babai i Andi Malokut bën thirrje për drejtësi, e për këtë nuk është ndalur, duke i dërguar dhe një letër kryeministrit Edi Rama, dhe ambasadorëve të huaj në vendin tonë. Babai i Malokut i ka bërë thirrje SPAK që të hetojë dhe t’i sqarojë se pse iu vrá djali, ndërsa thotë se në rast se organet e drejtësisë nuk veprojnë, atëherë do të jetë vetë ai që do të marrë gjákun e të birit.

“Im bir kishte 2 muaj punë si shofer i prokurorit Ndoj. Prokuroria ka videot e ngjarjes dhe nuk arreston átentatorin tjetër. Prokuroria të veprojë ndryshe do e marr vetë gjákun e tim biri.”, tha Genc Maloku, babai i të riut, për “News24”. Maloku tha mes të tjerave se ai ishte takuar me Valterin dhe i kishte treguar këtij të fundit pamjet e kamerave të sigurisë, të cilat i kishte siguruar në mënyrë private.

“Unë kam videot dhe i kërkova ndihme deputetit Valteri që të ngrejë zërin edhe në Kuvend. Videot i kam siguruar privatisht, SPAK të veprojë”, pohoi ai. Átentati u bë më 1 nëntor të vitit 2019, ku prokurori Ndoji lëvizte në makinë me Pëllumb Muharremin, i njohur si Rrumi i Shijakut, dhe që është një personazh i njohur i botës së krimit, si dhe shoferin e tij, Andi Maloku, i cili ndërroi jetë në spital. Vetë Ndoja ka heshtur pas ngjarjes, ndërkohë që i vetmi i arrestuar është Redjan Rrahja.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë,Gjendet i pajetë në banesë 25-vjeçari

Më datë 14.06.2026, ora 04:35, në Astir, në ambientet e banesës, është gjetur pa shenja…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Moisi Habilaj është arrestuar në Borsh pas disa vitesh në kërkim

Gjykata e Apelit në Katania kishte konfirmuar dënimin e tij me 15 vite burg. Pas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME