Categories Lajme

Flet babai: Ma morën në moshë të re, kur vajta në spital mbajta frymën…

Baftjar Çelaj, i ati i Indrit Çelaj të riut që u vra ditën e djeshme me një plumb në kokë nga 2 vëllezërit Kusi pas një grindjeje për montimin e një kondicioneri në vilën e këtyre të fundit kërkon drejtësi.
” Ti nisesh në punë dhe kthehesh i vdekur. Ku do kërkoj drejtësi”, thotë ai për Fax News TV dhe Faxweb.al.

“Kjo që më ndodhi mua mos i ndodhtë asnjërit. Kjo është fatkeqësi e madhe në shqipëri. Ti nisesh në punë dhe kthehesh i vdekur është fatkeqësi. E kam marrë vesh nga gazetat dhe televizionet. Cuni është vrarë ne 11 paradite une e mora vesh në orën 7 në darkë se i kishin marrë edhe dokumentat. E kishte marrë policia.

Djali ishte në punë, punonte me kondicionerë se ka mbaruar edhe elektriken në Fier tek shkolla Rakip Kryeziu. Asnjë konftikt nuk ka pasur djali , ka qënë i kulturuar dhe i sjellshëm. Rrallë gjen djalë si ai, nuk dinte të ofendonte ishte i matur. Ma morën djalin në moshë të re. Kur vajta në spital vetëm kam kam mbajtur frymën dhe veten. Sikur të kisha fuqi nuk dija se cfare mund të bëja.
Ku do kërkoj drejtësi kush ma zgjidh mua?“, shprehet Baftjar Çela.

Në familjen e Indrit Çelës në Mallakastër janë hapur dyert e mortit. I ndjeri ishte vëllai i vetëm i 3 motrave.

Indrit Çelaj u qëllua dje me armë zjarri në një vilë pranë rrugës ‘Myslym Shyri’ ku dhe u gjet i plagosur rëndë duke ndërruar jetë në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Identifikimi i tij u arrit disa orë pas ngjarjes, ndërsa pretendohej nga policia se viktima nuk kishte mjet identifikimi.

Fillimisht policia shpalli në kërkim një shtetas L.V si të dyshuar ndërsa disa orë më vonë në një njoftim të dytë sqaroi se autorë ishin dy vëllezërit Albano dhe Geraldo Kusi, pronarë të vilës ku i ndjeri kishte shkuar të montonte një kondicioner.

Një zënkë fillimisht me grushte për disa pika ‘uji që rridhnin nga kondicioneri’ ka degjeneruar në vrasje me një plumb në kokë të riut Indrit Çelaj, 25 vjeç.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vlore, aksidentohet një vajzë 20 vjeçe, rreth mesnatës në aksin e Transballkanikes , shoferi ia mbath

Një aksident është regjistruar rreth mesnatës në aksin e Transballkanikes, pranë ish-Hipotekës në Vlorë. Sipas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Turqit e “RAMS Albania” shpallen fitues të Zonës Ekonomike në Vlorë, Qeveria u jep 885 mijë m2 tokë me 1 Euro! Cila është kompania që po transformon ndërtimin

“RAMS Global”, një ndër firmat më të forta ndërkombëtare në sektorin e pasurive të paluajtshme,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 31 Korrik 2026

Dashi Nëse do të veproni në mënyrë të pamenduar, nuk do të arrini rezultatet e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kretë, dy të rinj shqiptarë humbin jetën në një aksident me motoçikletë

Dy shtetas shqiptarë kanë humbur jetën ditën e djeshme si pasojë e një aksidenti rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Policia Bashkiake nis aksionin për lirimin e hapësirave publike në plazhet e Vlorës

Policia Bashkiake e Vlorës ka nisur këtë të premte një aksion për lirimin e hapësirave…

LEXO ME SHUME