Categories Politike

Çlirimi i Dibrës/ Ruçi : Rrënjët e miqësisë me Maqedoninë që nga vajza 17-vjecare, heroina që luftoi për atdheun

Në festën e Çlirimit të Dibrës dhe krijimit të Brigadës XVIII, mes veteranëve, ish-partizanëve dhe familjarëve të të rënëve në luftë, kryetari i Kuvendit Ruci kujtoi dëshmoren 17-vjeçare, heroinën e dy popujve, atij shqiptar dhe maqedonas që sipas tij tregon qartë rrënjët e miqësisë që zhvillojnë respektin tonë të ndërsjelltë për komunitetet dhe grupet etnike si dhe aspiratën e përbashkët për t’iu bashkuar familjes europiane.

Sipas Ruçit, “Lufta kundër nazi-fashizmit e tradhëtarëve të atdheut nisi si një rezistencë popullore dhe çlirimi i Shqipërisë u kurorëzua me fitoren e një ushtrie të rregullt, me brigada, divizione e korparmata.Idetë, ndjenjat dhe rezistenca antifashiste e popullit shqiptar nuk do të kishin çliruar Shqipërinë të vetme, pa krijimin dhe betejat e përgjakshme të Ushtrisë partizane, këtij uragani luftarak antifashist dhe çlirimtar.”

Hibe Palikuqi ishte vajza heroinë që dha jetën më 23 shtator 1944, në luftimet që zhvilloi Brigada XVIII Sulmuese për çlirimin e Kërçovës. Çlirimi i  Peshkopisë dhe gjithë Dibrës u bë mē 23 gusht 1944, beteja në malin e Korabit,shpartallimi i forcave kolaboracioniste  në Kalanë e Dodës dhe në Lumë, çlirimi i Kërçovës, Kukësit, Prizrenit ishin vepra të Brigadës XVIII.

“Në këtē ditë të shënuar për Peshkopinë, Dibrën dhe gjithë Shqipërinë, në kuadrin e 75 vjetorit të çlirimit të atdheut tonë të dashur, ështē rasti të  rikujtoj se trimëria, mençuria dhe ndershmëria e njerêzve të Dibrës ka qenë dhe mbetet një gur i çmuar dhe një aset i pazëvëndësueshëm për lirinë, demokracinë, zhvillimin dhe mirëqenien e Shqipērisë e të shqiptarëve”, shkruan Ruçi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME