Categories Covid-19

Flet epidemiologu Alimehmeti. A rrezikohemi nga një valë tjetër e Covid pas festave?

Epidemiologu Ilir Alimehmeti ka folur për situatën në vend për shkak të koronavirusit, dhe mundësinë e një vale tjetër rastesh. I pyetur nëse protestat e ditëve të fundit mund të ndikojnë në shtimin e rasteve me Covid, epidemiologu tha se “nuk ka mjaftueshëm testime që të kuptosh ecurinë.

Kjo histori është njësoj si një re që ta mbulon malin që sheh vetëm pjesën hyrëse dhe vetëm një ditë do shohësh pjesën rënëse kur kjo të mbarojë.”

“Imuniteti i tufës është diçka e pashmangshme, çdo ditë infektohen njerëz të tij që i shtohen shportës së të infektuarve dhe është një hap më tej afër tij. Kjo është rruga natyrore dhe me një llogari të thjeshtë supozohet që ky imunitet arrihet diku tek 60-65 përqind që domethënë se nuk jemi dhe aq larg, tani jemi afruar goxha po kujtojmë që kemi dimrin përpara.

Nga ana tjetër duke bërë një llogari tjetër kjo përqindje nuk është shpërndarë në mënyrë homogjene, nuk është njësoj në të gjithë Tiranën dhe Shqipërinë, pasi ka disa zona ku kjo përqindje është shumë më e madhe, ndërkohë që ka të tjera që është më pak”, u shpreh epidemiologu për gazetarin Enkel Demi.

A mund të ketë një valë të dytë pas festave? “Italia ka një element se të gjitha rajonet e kanë koeifiçentin e R poshtë 1. Janë të gjitha rajonet në zbritje dhe kjo bën të mundur nesër rikthimin e një vale tjetër.

Tek ne nuk po ndodh, ne kemi vazhdueshëm në rritje. Vazhdon ajo vala që ka nisur në Qershor, rënia e shtrimeve nuk është signifikante, unë e shoh si një fraksion dhe trajektore.

Është një numër shumë i vogël që vjen për arsye të tjera. Pastaj rënia me 10 apo 20 ndër 500 nuk është një përqindje shumë e rëndësishme sa të bëjë diferencë. Por nuk mund të përkthehet direkt në hospitalizim, të dyja në të njëjtën javë”, u shpreh epidemiologu.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Covid-19 Lajme

Asnjë humbje jete nga Covid-19 në vend, ja sa raste të reja janë shënuar brenda 24 orëve

43 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID në 24 orët e fundit në vendin tonë.…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19

Dalin shifrat e Covid për ditën e sotme!

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 864 testime, 48 qytetarë të infektuar, asnjë humbje jete dhe 45…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19 Lajme

79 qytetarë të infektuar me COVID, asnjë humbje jete në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar të dhënat e 24 orëve të fundit nga situata pandemike…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19 Lajme

Alimehmeti ndan lajmin e mirë: Sot, dita e parë që nuk kam asnjë pacient me koronavirus

Epidemiologu i njohur, Ilir Alimehmeti ka ndarë sot me të gjithë një lajm të mirë.…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19 Lajme

Doza e katërt e vaksinës, Alimehmeti: Nuk ka kuptim të bëhet

Duke filluar nga dhjetori i vitit të shkuar, Izraeli u bë vendi i parë në…

LEXO ME SHUME