Categories Lajme

Flet Haki Çako nga Kakavija: Është një situatë e cila nuk është në dorën tonë

Haki Çako, në një prononcim të dhënë për televizionin FaxNews nga Kakavija, u shpreh se vdekja e fëmijës i cili u shtyp prej ambulancës në afërsi të fshatit Bularat, ishte diçka akasidentale që askush nuk e dëshironte. Gjithashtu Çako u shpreh se kriza e krijuar në Pikën Kufitare të Kakavijës nuk varet nga shteti shqiptar, megjithëse ky i fundit e konsideron si emergjencë dhe i ka vendosur të gjitha strukturat në gadishmëri për të ndihmuar qytetarët.

“Është një aksident, që në fjalë të parë për sa kohë thuhet aksident mungon dashja, askush nuk e dëshiron. Gjej rastin të ngushullojë familjen e fëmijës së aksidentuar. Të gjithë qytetarët të gjejnë zgjidhjen e duhur në lidhje me portalin apo aksesin që ka hapur qeveria greke, pasi shumica e qytetarëve janë të pajisur me lejeqëndrimi greke. Është një situatë e cila nuk është në dorën e shtetit shqiptar, megjithëse shteti shqiptar po e konsideron emergjencë, të gjitha strukturat janë në gadishmëri në ndihmë të qytetarëve. Vendosja e çadrave të ushtrisë nuk është zgjidhja. Autoritetet janë në kontakt intensiv me palën greke por ne nuk mund të diktojmë çfarë do të bëjnë ata”.- tha Çako.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident fatal në Rrugën e Kombit, përplaset për vdekje një shtetase nga Kosova

Një aksident i rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të hëne (15 qershor) në aksin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Valter Lleshit, viktima kishte precedent në një ngjarje kriminale të vitit 2020

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me vrasjen e ndodhur në Mirditë. Viktima,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pacolli ngre shqetësimin: Kërcënime dhe pengesa për Aeroportin e Vlorës

Biznesmeni Behgjet Pacolli ka postuar disa foto nga punimet në Aeroportin e Vlorës, ndërsa që…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME