Categories Lajme

Flet i plagosuri i aksidentit të rëndë: Shkuam të shpëtonim kushëririn, na mori makina para

Ora news sjell dëshminë ekskluzive të njërit prej të aksidentuarve të aksidentit të ndodhur pasditen e djeshme në aksin Levan-Tepelenë.

Mënyr Lamaj tregon se kishin shkuar për t’i dhënë ndihmë djalit të xhaxhait i cili ishte aksidentuar kur një makinë erdhi me shpejtësi dhe i mori përpara.

“Na erdhi makina na mori ballë përballë. Ne shkuam sepse kishin goditur kushëririn, Durimin. Njoftuam ambulancën dhe vajtëm për ti dhënë ndihmën e shpejtë.Vajtëm atje dhe na mori makina ballë për ballë. Ishte me shpejtësi të paparë, as frenim..  

Ai tregon se mes turmës ishte dhe djali i tij dhe vëllai, Haxhiu. Fatmirësisht djali ka shpëtuar ndërsa vëllai i tij ndodhet ende në spital.

Gjendja e te plagosurve

Një nga 5 të plagosurit e aksidentit të rëndë të ndodhur pasditen e 6 janarit në aksin rrugor Levan-Tepelenë është transferuar për në Tiranë për një mjekim më të specializuar për shkak të gjëndjes së rëndë shëndetësore.

Mësohet se Jorgo Meraj është i aksidentuari i transferuar në Tiranë, ndërkohë Haxhim Lamaj dhe Agron Cacolli ndodhen në reanimacionin e spitalit të Fierit por janë jashtë rrezikut për jetën.

Mënyr Lamaj ka dalë nga rreziku dhe ndodhet në pavion në spitalin e Fierit.

Aksidenti i rëndë i mori jetën Fetah Shahja 64 vjeç, banues në Tiranë dhe Durim Lamaj 55 vjeç, banues në Vjosë, Fier

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Vlorë, përplasen dy automjete, plagoset një prej pasagjerëve!

Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm në Vlorë, ku dy automjete janë përplasur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet 27-vjeçari në Librazhd, DETAJE

Një 27-vjeçar është arrestuar në Librazhd në kuadër të operacionit policor të koduar “Zhvendosja”, pasi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Itali, 59-vjeçari humb jetën në një aksident në punë

Një 59-vjeçar ka humbur jetën pasi ra nga skela e një kantieri ndërtimi në Rivabella…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kupa e Shqipërisë, zbulohen 8 përballjet e turit të dytë, ja sfidat më ‘pikante’

Turi i parë i Kupës së Shqipërisë ka përfunduar me zhvillimin e 13 ndeshjeve të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Behgjet Pacolli: Fitorja e radhës e MABCO, Apeli i Tiranës rrëzoi bllokimin e hyrjes në Terminal

Behgjet Pacolli ka reaguar në rrjetet sociale për situatën rreth Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës, duke…

LEXO ME SHUME