Categories Lajme

Flet Ish-drejtori i shkollës në Babrru: Ka patur raste të tjera, kanë qenë në dijeni dhe s’kanë vepruar

Detaje të reja kanë dalë në dritë për abūzimin ndaj nxënëses në shkollën “Azem Hajdari” në Babrru. Drejtori i pezulluar i kësaj shkolle, Besnik Daci, ka folur sot për mediat duke thënë se ka pasur dhe raste të tjera të ngjashme me rastin e fundit, por organet kompetente nuk kanë verpuar. Ai u shpreh se, pak kohë më parë ka denoncuar një tjetër rast abūzimi sēksual, ku ka informuar Policinë e Shtetit dhe Ministrinë e Arsimit, por për nxënësin e denoncuar nuk ishte marrë asnjë masë dhe ishte lënë i lirë.

Pse u kanë pezullar nga detyra? Jam pezulluar që në datën 2 qershor. Jo për motive ligjore, por me argumentin që do të hetohet dhe do të jem i pezulluar deri në përfundim të gjithë hetimeve të kësaj ngjarjeje. Ndiej përgjegjësi nga ana morale dhe se ngjarje kaq të shëmtuara ndodhën në komunitetin ku jetoj. Së pari, nxënësi i abūzuar ka mbaruar detyrimet në këtë shkollë që në vitin 2018. Ish-roja e shkollës është larguar nga puna në korrik të vitit 2019. Kur kanë qenë në këtë shkollë nuk kanë pasur asnjë problem dhe nuk ka kontaktuar as me mësuesen kujdesare dhe tek psikologu.

Ka pasur raste të tjera? Ju sqaroj me cilësinë morale të ish-drejtuesit të kësaj shkolle, unë çdo gjë e argumentoj me të gjitha dokumentet. Ka pasur raste ku janë ankuar nxënësit tek unë dhe kemi bërë dërgimin e çështjes në polici. Çuditërisht nxënësi është kthyer brenda 24 orëve në shkollë dhe ky nxënës ka qenë i implikuar dhe në rastin e fundit. Në kemi bërë denoncimin menjëherë në organet kompetente, por ato e liruan dhe erdhi sërish në shkollë. Ministria e Arsimit ka qenë në dijeni dhe kemi dërguar të gjitha ankesat me email, por prindërit e nxënëses kanë tërhequr denoncimin dhe nuk ka vijuar çështja më tej.

A keni kërkuar ndihmë tek autoritetet? Rikthimi i nxënësit në shkollë u bë me një sjellje të parregullt, spese sikur fitoi të drejtat nga kjo gjë. Unë kam komunikuar me policinë dhe më thanë që do denonconi vetëm rastet që ndodhin në shkollë dhe jo ato që ndodhin në komunitet.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Plagosje me thikë në Sarandë, 42-vjeçari merr plagë në gjoks

Një plagosje me thikë ka ndodhur këtë të mërkurë në lagjen nr.1 të Sarandës, ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Hapen dyer të reja!” Firmoset marrëveshja mes shtetit, bankave dhe sipërmarrjes! Rama: Të gjithë ata që kanë biznese të vogla dhe të mesme do përfitojnë kredi me interes minimal

Ditën e sotme është nënshkruar një partneritet i ri mes shtetit, sistemit bankar dhe sipërmarrjes…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përgjimet në SKY ECC i nxjerrin zbuluar/ Trafikanti i njohur i kokainës, në vështirësi pas humbjeve të mëdha

Sipas medias italiane Corriere della Calabria, hetimet e Prokurorisë së Milanos kanë zbuluar një rrjet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Policia dhe IMT-ja KONFISKOJNË pallatin 12-katësh në Tiranë! Ishin ngritur edhe 3 kate shtesë pa leje

Policia e Shtetit në Bashkëpunim me IMT-në e bashkisë Tiranë, kanë konfiskuar një ambient banimi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet në SHBA krimineli Sokol Hoxha, i akuzuar për vrasjen e dy vëllezërve dhe ekzekutimin e gruas pasi refuzoi prostitucionin

Ka marrë fund arratia e një prej shqiptarëve më të kërkuar nga drejtësia ndërkombëtare. Pas…

LEXO ME SHUME