Categories Lajme

Flet kreu i Policisë: 19-vjeçari nuk ka qenë i vetëm, ja për çfarë dyshohet

Kreu i Policisë Kriminale, Tonin Vocaj foli mbrëmjen e kësaj të hëne në “Opinion” edhe për disa prej ngjarjeve kriminale që kanë ndodhur së fundmi në vendin tonë.

Duke u ndalur tek atentati që iu bë një dite më parë kreut të Policisë Bashkiake në Malësinë e Madhe, Mentor Hasanaj, ku i plagosur mbeti vetë 39-vjeçari dhe babai i tij, Vocaj tha se nga hetimet e deritanishme përjashtohet mundësi që motiv të jetë bërë detyra e Hasanajt. Sipas drejtuesit të lartë, dyshimet janë se kemi të bëjmë me një konflikt pronësie.

“Kjo ngjarje është ndjekur nga Policia e Shkodrës dhe në një kohë rekord është bërë e mundur që të sigurohen prova jashtëzakonisht të rëndësishme. Ne kemi marrë deklarime në kushte spitalore edhe babait edhe shefit të Policisë Bashkiake dhe paraprakisht përjashtohet një motiv që lidhet me detyrën e tij, deri në këto momente që hetojmë.

E vërteta është që akoma në mënyrë të plotë nuk është sqaruar motivi i kësaj ngjarjeje,  dyshohet për një konflikt pronësie, por që nuk është sqaruar në mënyrë përfundimtare”.

Vocaj sqaroi edhe se, ndonëse autori i dyshuar i ngjarjes 19-vjeçari Ilirjan Hasanaj, i cili është shpallur në kërkim, ka të njëjtin mbiemër, ai nuk ka lidhje fisnore me të plagosurit.

“Edhe autori dhe të plagosurit, rezultojnë me të njëjtin mbiemër, por nuk kanë lidhje të afërta me njëri-tjetrin. Jemi duke hetuar në këtë drejtim. Por ne pretendojmë që e nën drejtimin e Prokurorisë së Shkodrës e kemi dokumentuar plotësisht përfshirjen e këtij autori në këtë krim. 

Kemi hedhur baza të mira për të identifikuar në mënyrë të plotë edhe bashkautorin tjetër që ka qenë bashkë me të dhe shpresoj që në ditët që do të vijnë do të kemi rezultate më të mira në këtë hetim. Ndjekja që është bërë i rastit nga strukturat e Policisë Vendore Shkodër ka qenë jashtëzakonisht i shpejtë dhe profesional me përfshirjen e një numri të madh të punonjësve të policisë”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Qëlluan me armë drejt dy personave në Berat, arrestohet 36-vjeçari nga Durrësi pas deportimit nga Greqia

Qëlluan me armë drejt dy personave në Berat, arrestohet 36-vjeçari nga Durrësi pas deportimit nga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e 39-vjeçares shqiptare në Itali, zbardhen dëshmitë e fqinjëve: “Ishin njerëz të mirë, jemi pa fjalë”

Vrasja e 39-vjeçares shqiptare në Itali, zbardhen dëshmitë e fqinjëve: “Ishin njerëz të mirë, jemi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedi në Burrel, vajza dyshohet se i vuri flakën babait 89-vjeçar pasi e lau me benzinë

Tragjedi në Burrel, vajza dyshohet se i vuri flakën babait 89-vjeçar pasi e lau me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në rrugën e vjetër Levan–Vlorë, automjeti përplas 74-vjeçarin, i moshuari dërgohet me urgjencë në spital

Një aksident rrugor është regjistruar rreth orës 18:00 në aksin Levan–Vlorë, në rrugën e vjetër,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/ Në pranga 3 persona të shpallur në kërkim, të dënuar për vrasje, drogë dhe vjedhje

Në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, strukturat e Drejtorisë…

LEXO ME SHUME