Categories Lajme

Flet mjekja që trajtoi pacienten që u zhvat nga Tirja

Mjekja që trajtoi pacienten Liljana Kalemi, e cila humbi jetën për shkak të komplikacioneve me COVID19, dhe e bija denoncoi për ryfshet sanitaren Tire Alldervishi, thotë se fenomeni “Tire” është individual.

Valentina tha në një intervistë për Report Tv se “Fenomeni Tire nuk është fenomen institucional, më tepër se fenomen individual, sepse nuk mundet që një fenomen i tillë të përfshihet i gjithë personel, i gjithë ky staf mjekësor që i ka përkushtuar të gjithë kohën e tyre, gjithë pacientëve, punës së tyre vetëm për të filluar jetën”.

Mjekja thotë se Kalemi ishte e rënduar në gjendjen e saj shëndetësore dhe kishte nevojë për trajtim. “Pacientja është shtruar në datën 28 nëntor, unë kam qenë mjekja që e ka pritur në Urgjencë.

Pacientja është pritur me saturime të ulëta, me gjendje fibrile të zgjatur, me sëmundje shoqëruese me diabet dhe hipertension, pasi është me ekzaminime laboratorike dhe grafike, pasi është plotësuar me kartelën dhe më vizitën e kardiologut, e sëmura është ngjitur në pavijon, është ndjekur përditë me ekzaminime, i është dhënë ndihma dhe asistenca nga personeli mjekësor për shkak se e sëmura ka qenë në një gjendje jo shumë të mirë shëndetësore për t’i shërbyer edhe vetes, gjendja ka ardhur vazhdimisht duke u përkeqësuar”, tregon mjekja.

Mjekja ka thënë se ka komunikuar përditë me vajzën e të ndjerës, dhe e ka informuar për gjendjen e saj. Valentina ka shkuar edhe më tej duke thënë se e bija madje i ka dërguar edhe një pusullë të bukur bashkë me një tufë me lule.

“Unë si mjekja përgjegjëse dhe si mjeke kuruese kemi folur përditë në telefon me familjarët duke informuar për gjendjen e të sëmurës. Ne me vajzën kemi kontaktuar përditë në telefon, dhe pavarësisht gjendjes së rëndë të mamit të vet, vajza më ka përcjellë vazhdimisht mesazhe falënderuese edhe pse gjendja e nënën ishte e rëndë, ajo e shikonte dhe vlerësonte atë punë të madhe që ne bënim aty.

Mua më vjen keq që vajza humbi nënën e saj, më vjen keq që Liljana u largua në një moshë të tillë nga jeta, duke lënë fëmijët, por më ka ardhur mirë kur në një moment, edhe pse e ëma e saj edhe pse ishte në një gjendje të keqe shëndetësore, mua personalisht më ka sjellë një tufë me lule me një pusullë shumë të bukur të shkruar mirënjohëse ndaj punës që kam bërë ndaj tyre”, tha mjekja.

Si u zbulua ska ndali i Tires?

Tire Alldervishi, sanitare te “Shefqet Ndroqi”, ndodhet e arre stuar, pasi u deno ncua nga vajza e pacientes Liljana Kalemi se i mori 8 milionë lekë të vjetra për t’i shërbyer nënës. Pas Tires, në pranga ranë edhe 3 infermiere e një sanitare tjetër, të të njëjtit spital, pasi akuzohen se kanë bashkëpunuar me Tiren. Tirja i premtonte vajzës së pacientes se paratë do t’jua jepte mjekëve që t’i shërbenin më mirë nënës së saj.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME