Categories Lajme

“Do ketë shtrëngim të masave patjetër”, Rama jep njoftimin: Do të rishikohen gjobat për lokalet dhe partitë

Kryeministri Edi Rama ka thënë se do të rishikohen masat anticovid, ndërkohë që rrezikon  shtrëngimin e masave. “Komiteti Teknik mblidhet nesër, ata po diskutojmë. I kemi dëgjuar, janë të shqetësuar. Do ketë një shtrëngim të masave. Ata insistojnë se duhen zbatuar masat që janë. Nëse njerëzit venë maskë, ora policore, subjektet zbatojnë protokollet. Mund të shtojmë masa të tjera”, ka thënë Rama.

Kreu i qeverisë ka vijuar më tej duke thënë se do t rishikohen gjobat ndaj lokaleve, por nuk ka nguruar të tregojë që do të merren masa edhe ndaj partve politike.

Rama: Në mënyrë të përsëritur kam dhënë porosi për të gjithë strukturat dhe kandidatët për deputetë ti përmbahen rregullit dhe të mos kenë asnjë shkelje kam parë që shkeljet janë transversale. Të gjithë i bëjnë nga presidenti tek PD e ndërmarrja e gruas së presidentit, tek PS e të tjerë akoma. Nesër do të presim konkluzionet e Komitetit Teknik të Ekspertëve e bashkë me adoptimin çfarëdo sugjerojë komiteti dhe rishikimin e gjobave për lokalet do të shikojmë dhe sanksionet për partitë, pa asnjë përjashtim. 

Çdo lloj d enoncimi nga çdo lloj takimi do të ndëshkohen, do ndëshkohen me gjobë personalisht ata që bëjnë takime, qofshin ministra, deputetë, opozitarë rrugorë, presidenti a kushdoqoftë. Unë personalisht jam shumë strikt dhe nuk ka pse të mos e zbatosh.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME