Categories Politike

Rama: Kemi siguruar 1.6 milionë doza, janë kryer 83 mijë teste të shpejta

Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije në konferencën për mediat se numri i testimeve të shpejta ka mbërritur deri në 83 mijë deri në këto momente.

Rama ka vijuar më tej duke qartësuar që Shqipëria ka arritur të sigurojë 1.6 milionë doza të vaksinës anticovid për 800 mijë qytetarë, teksa ka shtuar se vijojnë negociatat me kompani dhe shtetet të tjera për më shumë doza.

Rama: Kapacitetet laboratorike janë rritur katërfish dhe numri i testimeve është 10-fishuar në krahasim me muajin qershor. Testet e shpejta kanë hyrë në përdorim që ofrohen në 58 qendra testimi në komunitet, ku janë kryer 83 mijë teste.

Numri i epidemiologëve është rritur me 30%, duke garantuar që 90% e të dyshuarve të shikojnë dhe të izolohen brenda 48 orëve. Ky është një proces i vështirë, sfidues, proces ku ose jemi bashkë dhe secili bën detyrën e vet dhe dalim faqebardhë, ose turpërohemi bashkë për shkak të një thyerje të zinxhirit të stabilitetit.

Në 2013 kishte 0 vaksina për gripin, ndërkohë që ne kemi mundësuar vaksinën e gripit falas për 350 mijë qytetarë, 4 herë më shumë se në vitin 2019, për të gjitha kategoritë e rrezikuara.

Nga ana tjetër kemi siguruar vaksinën në kushte të pafavorshme për vendin tonë dhe kemi nisur fushatën e vaksinimit, duke u ndeshur si të gjithë me një vonesë për shkak të kërkesës globale ndaj Pfizer, sidoqoftë kemi siguruar 1.6 milionë doza për 800 mijë qytetarë nëpërmjet kontratës me Pfizer dhe Covax. Jemi në negociata me kompani të tjera vaksinash dhe me shtete të tjera.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME