Categories Lajme

Flet motra e Klaudio Myrta nga Vlora, që u ekzekutua me plumb në kokë: Ishte njeriu më i sjellshëm, nuk lëndonte askënd

Klaudio Myrta, një shqiptar 34-vjeçar humbi jetën disa ditë më parë në Itali, pasi u qëllua me armë zjarri në kokë.

Nga autopsia u zbulua se 34-vjeçari nga Vlora i cili punonte në një punishte zdrukthuarie në Vernante të Italisë, është qëlluar me një armë të tipit kalibri i vogël.

Së fundmi motra e Klaudios Desara Myrtaj, 29 vjeçe është telefonuar nga media italiane “La Stampa”, ku flet për ngjarjen e rëndë.

“Jam e shokuar, nuk e kuptoj. Klaudio ka qenë gjithmonë vëllai më i mirë në botë, gjithmonë pranë meje. Një djalë i artë, ai ndoqi universitetin dhe masterin në marrëdhëniet me publikun. Ai punonte në një call center në Tiranë, por gjashtë vite më parë babai ynë ndërroi jetë, kështu që u kthye në Vlorë për të qenë pranë nënës. Por na duheshin para. Ai ra në kontakt me kushërinjtë e tij në Caraglio, me të cilët jemi shumë të afërt. Fillimisht shkoi në Spanjë për pushime, më pas iu bashkua atyre në Itali.

E prisnim për natën e ndërrimit të viteve. Më thirrën kushërinjtë e mi. Unë vërtet nuk di çfarë të them. Flisnim çdo ditë me Klaudion, ai nuk tha kurrë ndonjë gjë të çuditshme, madje as kushërinjve të tij. Ai ishte njeriu më i sjellshëm dhe më korrekt në botë, ai nuk mund të lëndonte askënd”.

Përsa i përket partneres së tij, Desara shprehet: Kam folur me të një ose dy herë. Kam lexuar për krimin e pasionit, por nuk gjej asnjë logjikë në të. Ne kemi besim te drejtësia italiane, le të sqarohet. Nëna është e shkatërruar. Për të, më e rëndësishmja tani është të kthejë Klaudion në Shqipëri sa më shpejt të jetë e mundur, për t’i dhënë lamtumirën e tij.

Më 4 nëntor, rreth orës 16:30, Klaudio Myrtaj u gjet në gjendje të rëndë në zonën e Vernantes dhe u dërgua në spitalin e Cuneos, ku ndërroi jetë më pas. Dyshohet se vrasësi e ka pritur viktimës jashtë një punishteje, ku ndodhej edhe pronari i 34-vjeçarit. Por, pasi është larguar pronari, autori ka vepruar me shpejtësi.

Sipas mediave italiane, dyshohet se krim nisi për motive të dobëta xhelozie. Policia po dëgjon në cilësinë e dëshmitarëve disa persona, mes të cilëve edhe e dashura e Klaudios dhe drejtuesi i punishtes.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Vlorë-Orikum, “Audi” përplas këmbësoren me foshnjën 3-muajshe, mrekullisht shpëtojnë të dyja!

Një aksident rrugor dramatik ka ndodhur mesditën e sotme (29 gusht) në aksin Vlorë-Orikum, pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Prokuroria mbyll hetimet për Ylli Zallën

Pak ditë përpara se Ylli Zalla të arrestohej gjatë operacionit policor të koduar “Fundi i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I dhunuan nipin në Kavajë, 47-vjeçari arrestohet ndërsa po shkonte për të…

Me armë zjarri në automjet, po shkonte për të vrarë personat që kishin dhunuar nipin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 28 Gusht 2026

Dashi Edhe pse situata ne jetën tuaj ne çift do përmirësohet sot, serish nuk do…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO/ Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane rikthehet në Vjosë!

Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane është shfaqur sërish në hapësirën e lumit Vjosa. Ministri i…

LEXO ME SHUME