Categories Lajme

Flet nëna e 11 vjeçarit që u gjet i pa jetë në Fushë Kosovë: Djali im u dhu nua para se të mbyt et

Të enjten që shkoi u gjet pa shenja jete 11-vjecari K.Veseli në Fushë Kosovë, nëna e tij, Makfirja po e akuzon një person të moshës rreth 20-vjeçar për vdekjen e të birit. E policia e Kosovës tashmë është në ndjekje të të dyshuarit me inicialet S.O. Ndërkohë në shkurtin e këtij viti, viktima bashkë me nënën e tij kishin qëndruar në strehimore. Autoritetet janë vënë në kërkim të të dyshuarit pas deklaratave që nëna e viktimës i ka dhënë për mediat se një 20 vjecar ia ka dhunuar seksualisht të birin tashmë të ndjerë.

Lajmin se S.O. tashmë është në kërkim e ka konfirmuar për Express, prokurori kujdestar, Hivzi Bajrakari. “Pas deklaratës që ka dhënë nëna e të ndjerit, policia e ka marrë informatën dhe është në ndjekje të të dyshimtit. Jemi në kërkim të të dyshuarit për involvim në këtë rast. Policia po i vazhdon hetimet”, ka deklaruar prokurori Bajraktari.

Viktima dhe nëna e tij kishin qëndruar në strehimore Për shqetësimet që 11-vjecari i ndjerë po i përjetonte, nëna t tij, Makfirja, rastin e kishte lajmëruar në policinë e Kosovës. Këta të fundit dje deklaruan se më 29 janar të këtij viti kanë pranuar informatën për një rast të keqtrajtimit seksual.

Por pas tetë ditëve nëna e viktimës, bashkë me tashmë të ndjerin e fëmijët e tjerë ishin strehuar në Qendrën për Mbrojtjen e Grave dhe Fëmijëve në Prishtinë. Por aty, ata kishin qëndruar vetëm një ditë. Kërkesa për dalje nga Qendra strehuese sipas zyrtarëve të qendër kishte qenë e nënës së viktimës.

“Me 7 shkurt ka ardhur, me 8 shkurt ka dalë. Nëna ka thënë se nuk e ndjenë vetën të rrezikuar. Institucionet e kanë parë të arsyeshme me e sjellë në strehimore. Qendra për Punë Sociale dhe policia. Mezi e kanë bindur që të qëndrojë një natë në strehimore”, ka thënë Zana Hamiti, drejtoreshë në Qendrën për Mbrojtjen e Grave dhe Fëmijëve. Ndërkohë, pas më shumë se 2 muajve, policia e Kosovës kishte ngritur kallëzim penal ndaj personit të dyshuar për këtë rast. Pra me 15 prill.

“Më datën 15 prill është ngritur kallëzim penal ndaj personit te dyshuar dhe i njëjti rast është proceduar ne prokurori”, deklarojnë nga policia.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 31 Korrik 2026

Dashi Nëse do të veproni në mënyrë të pamenduar, nuk do të arrini rezultatet e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kretë, dy të rinj shqiptarë humbin jetën në një aksident me motoçikletë

Dy shtetas shqiptarë kanë humbur jetën ditën e djeshme si pasojë e një aksidenti rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Policia Bashkiake nis aksionin për lirimin e hapësirave publike në plazhet e Vlorës

Policia Bashkiake e Vlorës ka nisur këtë të premte një aksion për lirimin e hapësirave…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 31 Korrik 2026

Dashi Nëse do të veproni në mënyrë të pamenduar, nuk do të arrini rezultatet e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohen dy persona në Lezhë

Dy persona janë arrestuar në Lezhë pas hetimeve për zbardhjen e disa rasteve të vjedhjeve…

LEXO ME SHUME