Categories Sport

Nojer po largohet nga Bayerni/ Kërkon transferimin në këtë kampionat

Aventura tetë vjeçare e portierit gjerman, Manuel Neuer, te Bayern Munich duket se po shkon drejt fundit.

Manuel Neuer ka fituar shumë tituj në Gjermani dhe Evropë me Bayern Munich, por ai është i gatshëm të largohet nga ‘Allianz Arena’. Këtë e kishte konfirmuar edhe agjenti i tij, i cili kishte thënë se klienti i tij po mendon largimin nga Bayerni pasi që skuadra nuk është përforcuar ende sa duhet.

“Ai dëshiron të fitojë Euro 2020 dhe ai do të fitojë sërish Ligën e Kampionëve. Manuel është i orientuar drejt suksesit. Përshtypja ime është se boshllëku në katër ekipet e para angleze tashmë është serioze dhe skuadra e Mynihut nuk është ende aq konkurruese apo e vendosur për të trajtuar seriozisht qëllimet e Manuel. Kur e kupton se Bayerni po përgjigjet, atëherë ai ndoshta do të lulëzojë përsëri. Ai nuk dëshiron të dalë në pension në vitin 2021. Tani ai është në fazën në të cilën duhet të vendosë: si do të përparojnë gjërat në të ardhmen? Nënshkrimi i një zgjatje të kontratës dhe përfundimi i karrierës së tij në Bayern është natyrisht opsioni i dukshëm, por nuk është i vetmi” – kishte thënë Thomas Kroth për ‘Suddeutsche Zeitung’.

Dhe, sipas asaj që raporton sot ‘Goal.com’, 33 vjeçari po e mendon kalimin në Premier Ligë, shkaku i konkurrencës së lartë atje, e që mund të fitojë trofe në prag të përfundimit të karrierës. Manuel Neuer është pjesë e Bayern Munich që nga viti 2011, kur ishte transferuar nga skuadra tjetër gjermane, Schalke.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Anthony Joshua mposht me vështirësi Kristian Prengën

Anthony Joshua kaloi me sukses provën e fundit me shqiptarin Kristian Prenga përpara supersfidës së…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Turqia mundet nga Paraguaji dhe eliminohet nga Botërori

Turqit treguan dominim total ndaj Paraguait që luajti me 10 lojtarë, por edhe këtë herë…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME