Categories Lajme

Flet një ditë pas lirimit 25-vjeçari rus i arrestuar për spiunazh: Erdha në Shqipëri për të mësuar për historinë, arrestimi, tragjedi për mua dhe familjen time

Një ditë pas lirimit 25-vjeçari rus Fedir Alpatov ka deklaruar se arrestimi në Shqipëri për spiunazh ishte një tragjedi e madhe për të dhe familjen tij.

Ai ka deklaruar për gazetaren Klodiana Lala se kishte ardhur në Shqipëri për të mësuar për historinë dhe u akuzua për spiunazh.

“Për mua dhe për familjen time ishte një tragjedi e madhe. Përpara se të vija në Shqipëri unë kisha një punë shumë të mirë, kisha karrierë, kisha një të dashur.

Kisha ardhur në Shqipëri për të mësuar për historinë, të mësoja për komunizmin, për Enver hoxhën dhe për gjëra të tjera interesante të historisë së shqipërisë.

U arrestova gjatë udhëtimit tim dhe ata më akuzuan mua për spiunazh. 5-6 ditë më vonë Edi Rama tha se ne nuk jemi spiunë dhe objekti ishte i deklasifikuar. Por ata që më lanë mua në burg për 9 muaj. Unë humba gjithçka”, deklaroi Alpatov.

Ai ka treguar me detaje çfarë ndodhi ditën që u arrestua dhe se nuk e dinin kush ishin personat që po i ndiqnin.

“Ishte një fabrikë e braktisur në Gramsh dhe ne vendosëm të shihnim çfarë kishte brenda. Nuk kishte dritare dhe ne vendosëm të futeshim brenda.

Brenda godinës ne u përballëm me disa djemë, tentuam të iknim në drejtime të ndryshme. Mikhail shkoi në një drejtim, unë në një drejtim tjetër.

Siç e di unë, Misha vrapoi dhe pas disa momentesh ishte një makinë e zezë nga ku dolën disa djem që ndaluan Mishën. Nuk dukeshin si ushtarakë, makina ishte një “Audi” e errët. Misha mendoi se ata po e sulmonin dhe vendosi të mbrohej me sprai me piper. Ata e morën, e goditën dhe e futën në stacionin e policisë”, ka thënë Alpaov.

Autoritetet e drejtësisë vendosën dje të lirojnë shtetasit rusë që u futën në uzinën e Gramshit para disa muajsh duke sulmuar rojet e subjektit.

Mikhail Zorin do të vendoset në arrest shtëpie, ndërsa Fedir Alpatov dhe Svetlana Tomofoeva janë të ndaluar të dalin jashtë Shqipërisë.

Po ashtu këta të fundit do duhet të paraqiten një herë në muaj para oficerit gjyqësor. Kujtojmë se këta shtetas rusë kanë hyrë në uzinën e Gramshit gushtin e vitit të kaluar dhe kanë sulmuar ushtarakët që kanë qenë në ruajtje të kësaj qendre strategjike.

Në atë moment shtetasit rusë i kanë hedhur mjete djegëse dhe lëndë kimike duke i dëmtuar.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME