Categories Lajme

Flet për herë të parë Blerta Josifi

Pas më shumë se 4 muajsh pas ngjarjes së rëndë që la pa fjalë mbarë opinionin publik, Blerta Josifi, u rrëfue për herë të parë mbi situatën ku humbën jetën nëna dhe motra e saj, Zhaneta dhe Anisa. Blerta tregoi çaste nga e kaluara e saj në Përmet, si dhe atë se çfarë bën tani, pasi humbi nënën dhe motrën.

Blerta si është dita jote tani? Blerta: Dita është normale, dal, jam me të afërmit e mi, po kërkoj për një punë

Po periudha e spitalit? U gjenda mes njerëzish që u kujdesen mirë për mua, ndenja rreth një muaj në spital, tani vazhdoj akoma me kurim. Dita ime tani, bëj punë shtëpie, rri me të afërmit, po mësoj anglishten.

Çfarë kujton nga e kaluara? Ne kemi qenë vajza të gëzuara, e donim jetën, çfarë ndodhi më pas ishte fatkeqësi. Me kishën u lidhëm 13-14 vjeç, kemi pasur përkushtim të madh, e kishim marrë seriozisht, nuk shkonim sa për të kaluar kohë. Pastori i kishës ungjëllore në Parmet dhe të tjerë si dhe shoqja ime e ngushtë ishim një grup i mirë.

Kur erdhët në Tiranë? Isha 18 vjec, kur humbëm babin, këtu nuk na pëlqeu, Tirana kishte shumë zhurmë, edhe këtu shkuam në kishë ungjëllore. Unë tani bëj 20 vjet si besimtare që në vitin 2001. Ne u izoluam se do donim të ndiqnim besimin për pak kohë. Kujtojmë se më datë 2 korrik, në një banesë në zonën e Kombinatit u gjetën të pajeta nënë e bijë, Anisa dhe Zhaneta Josifi, ndërsa e mbij.etuara e vetme ishte vajza tjetër Blerta Josifi.

Viktimat kishin humbur jetën pas ditëve të tëra pa u ushqyer, me arsyen për t’u ringjallur. Anisa kishte 15 muaj që kishte ndërruar jetë, ndërsa për trupin e saj ishin kujdesur që të mos dekompozohej motra dhe nëna, duke e lyer me vaj dhe me vendosjen e një ventilatori që largonte erën e rëndë. Ndërsa Zhaneta Josifi kishte ndërruar jetë nga mosushqyerja vetëm 2 ditë para se të zbulohej tragjedia.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME