Categories Lajme

Flet për herë të parë gruaja që shfaqet në video skandalin e Safet Gjicit

Gruaja, e cila u filmua në momente intime me ish-kryetarin e bashkisë së Kukësit, Safet Gjici ka thyer heshtjen, duke reaguar për herë të parë pas skandalit seksual. Në një intervistë për “Ora News” ajo tha me Gjiccin ka patur një raport prej kohësh. Personi në fjalë e identifikuar si Alma K., në një bisedë telefonike ka treguar se disa prej lajmeve që janë publikuar në internet janë sajesa dhe të pavërteta. Ndër të tjera është shprehur se është me origjinë nga Berati dhe ka një fëmijë.

Lidhur me lajmet që qarkullojnë në mediat online, se video ka qenë për të shantazhuar Safet Gjicin, ajo e mohon në mënyrë kategorike. Ndërkohë, pyetjes nëse ajo ka dhënë deklarime para hetuesve të policisë apo SPAK, Alma nuk preferoi t’u përgjigjej, por tha se ka pajtuar një jurist, që po merret me të gjitha organet ligjzbatuese në të cilën edhe vetë ajo është pjesë e dosjes.

“Po ashtu komente nuk kishte as për videon e regjistruar, por nga biseda lihet të nënkuptohet se video ishte publikuar nga një person i tretë”, shkruan “Ora News”. Sipas të dhënave, Alma shpesh herë ka qenë në dyert e komisariatit të policisë së Durrësit, për incidente të ndryshme. Prokuroria e Posaçme ka nisur një procedim penal për  ish-kryetarin e bashkisë së Kukësit, Safet Gjici, i cili u shkarkua nga detyra, pasi u përfshi në një skandal seksual në zyrën e tij brenda institucionit. Prokurorja Manjola Kajana po kryen veprime hetimore, që nga sekuestrimi i regjistrit të hyrje-daljeve në bashki, pamje filmike e po ashtu edhe dokumente. “Ora News”

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident fatal në Rrugën e Kombit, përplaset për vdekje një shtetase nga Kosova

Një aksident i rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të hëne (15 qershor) në aksin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Valter Lleshit, viktima kishte precedent në një ngjarje kriminale të vitit 2020

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me vrasjen e ndodhur në Mirditë. Viktima,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pacolli ngre shqetësimin: Kërcënime dhe pengesa për Aeroportin e Vlorës

Biznesmeni Behgjet Pacolli ka postuar disa foto nga punimet në Aeroportin e Vlorës, ndërsa që…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME