Categories Lajme

Flet shoqja e Klodianës që tentoi të vriste ish-burrin grek

49-vjeçarja shqiptare Klodiana Çelo e cila jeton në Greqi, u a rrestua nga policia pasi tentoi të v riste me a rmë ish-partnerin grek duke e lënë të p lagosur. 49-vjeçarja tani ndodhet prapa hekurave, ndërsa babai i vajzës së saj është në spital. Klodiana Çelo ka qenë artiste dhe modele në Greqi. Një shoqja e saj, e quajtur Komisa, ka thënë për mediat greke se 49-vjeçarja nuk është kriminele, por situata e saj ndryshoi kur i hoqën kujdestarinë e fëmijës.

Ajo kujton edhe kohën si u njoh me Klodianën 20 vite më parë. “Klodianën e njoh prej 20 vitesh kur punonim si modele në sfilata të ndryshme. Ajo që kisha njohur në atë kohë nuk ka asnjë lidhje me vajzën që paraqitet sot. Ishte një vajzë e bukur, serioze dhe e qetë. Ishte edhe piktore. Ishte shumë e bukur, kështu e kujtoj gjithmonë”.

Shoqja në Greqi e Klodianës flet edhe për raportin e saj me 13-vjeçare dhe problemet që pati me ish-partnerin, që më pas përfundoi me heqjen e kujdestarisë së nënës. Sipas saj, ky fakt ka ndikuar negativisht te Klodiana. “Ishte një nënë e shkëlqyer, kujdesej për të. Gjithçka ndryshoi kur humbi kujdestarinë e fëmijës, u çmend. Flisnim në telefon dhe ajo bërtiste, ofendonte, thoshte ‘dua fëmijën tim, më morën fëmijën’. Që prej atëherë sjellja e saj ka ndryshuar. Fatkeqësisht, gjendja e saj diku do të dilte.

Saqë që ajo nuk donte ta pranonte, ashtu ishte. Kur i merr nënës fëmijën nga duart, është e sigurt që nuk do të rrijë duarkryq. Sigurisht se ajo që bëri është tërësisht e gabuar, por besoj se të gjitha palët duhet ta kishin trajtuar ndryshe situatën. Ajo bëri diçka të shëmtuar, të keqe, por nuk është vrasëse. Gjithmonë ka qenë me pamje të kuruar, mbrëslënëse, kukull, edhe sot e kësaj dite”, ka thënë shoqja e shqiptares Klodiana Çelo. /tvklan

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME