Categories Lajme

Flet shqiptari që tentoi t’i vinte flakën bashkëshortes: Ishte shaka! Isha i dehur!

Një 43-vjeçar shqiptar, i cili tentoi ti vinte flakën bashkëshortes së tij, ka dalë ditën e sotme para drejtësisë italiane. Ai është përballur me akuzën e tentativës së vrasjes dhe Gjykata vendosi që ai të vijojë të qëndrojë në burg, për shkak të rrezikshmërisë së veprës. Mediat italiane shkruajnë se kur karabinierët mbërritën në vendngjarje, ata gjetën gruan me rrobat e saj të njomura me benzinë. Nëse nuk ndodhi një tragjedi, ishte kryesisht falë djalit 15-vjeçar të çiftit, i cili me reflekse të shpejta arriti t’i rrëmbente çakmakun nga dora të atit dhe ta fshihte, ndërsa vajza, po ashtu e mitur, e ndaloi dhe e shtyu nga dera.

“Ishte thjesht një shaka, isha i dehur. Ne gjithmonë ziheshim sepse ajo më qortonte kur pija”, u përpoq të minimizonte episodin 43-vjeçari shqiptar, i cili prej vitesh jeton me gruan dhe dy fëmijët në Cavarzere, një qytet i vogël në pjesën jugore të provincës së Venecias.

Gruaja kishte vendosur të shkonte te karabinierët për të treguar për sjelljen e përsëritur ngacmuese dhe të dhunshme të burrit, të cilin nuk kishte pasur kurrë guximin ta denonconte në 20 vite martesë. Ditën e ngjarjes, 43-vjeçari shkoi në garazh për të marrë kanaçen me benzinë dhe filloi të derdhte pak në dyshemenë e kuzhinës. Më pas ai nuk donte t’i fshihte qëllimet e tij.

“Vishni xhaketën dhe bëhuni gati për të dalë, sepse kur mami kthehet, do i vë zjarrin shtëpisë dhe asaj gjithashtu”, u tha fëmijëve të tij. Kur gruaja u kthye, burri i saj bëri pikërisht këtë, fillimisht e goditi, pastaj i hodhi lëngun dhe mori çakmakun gati për të ndezur zjarrin. Fatmirësisht plani nuk u realizua sepse dy fëmijët vepruan për të shpëtuar nënën e tyre, e cila më pas thirri qendrën operative të Karabinierëve.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Tokat bujqësore ende nën ujë, prurjet në lumenjtë Seman dhe Shkumbin në tendence rritjeje

Qarku i Fierit vijon të përballet me pasoja nga reshjet e fundit. Tokat bujqësore mbeten…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

EMRAT/ Stamponin veshje të kontrabanduara me logo false, arrestohet 46-vjeçari në Kamëz!

Një 46-vjeçar turk është arrestuar nga policia në Kamëz, pasi zotëronte një magazinë ku stampoheshin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Hyri i maskuar dhe me thikë në dorë, ky është autori i dyshuar i grabitjes së supermarketit në Tiranë

Ky është 40-vjeçari Elkjer Tafciu, autor i grabitjes së supermarketit në zonën e Yzberishtit në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Lantona Sado emërohet Drejtoreshë e Përgjithshme e INSTAT

Lantona Sado emërohet Drejtoreshë e Përgjithshme e INSTAT Lantona Sado është emëruar Drejtoreshë e Përgjithshme…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Reshje shiu dhe dëbore, vijon rreziku i përmbytjeve, termometri do të shkojë në minus gradë

Sinoptikani Hakil Osmani, nga Metoalb, bëri një parashikim të motit për ditët në vijim. Ai…

LEXO ME SHUME