Categories Lajme

Hyri i maskuar dhe me thikë në dorë, ky është autori i dyshuar i grabitjes së supermarketit në Tiranë

Ky është 40-vjeçari Elkjer Tafciu, autor i grabitjes së supermarketit në zonën e Yzberishtit në Tiranë. Ai u vu në pranga nga policia pasi dje, nën kërcënimin e thikës dhe i maskuar hyri brenda supermarketit, dëmtoi me thikë kasieren dhe arriti të merrte xhiron ditore në kasë, rreth 90 mijë lekë të reja.

Autori, sipas policisë, rezulton me precedentë të mëparshëm penalë për vjedhje me dhunë. Kasierja mbeti e dëmtuar në dorë gjatë tentativës për ta ndaluar autorin.

NJOFTIMI I POLICISE

Identifikohet, kapet dhe vihet në pranga 40-vjeçari që vodhi një shumë parash dje, në një market në Yzberisht, duke kanosur punonjësen, me thikë. I arrestuari, me precendent penal për vjedhje me dhunë. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në vijim të veprimeve intensive hetimore të kryera për zbardhjen e vjedhjes së kryer dje, në kërcënimin e thikës, në një market në Yzberisht, organizuan dhe finalizuan operacionin policor “Intervent”.

Si rezultat i operacionit u identifikua, u kap në Rrugën e Qelqit dhe u vu në pranga autori i dyshuar i vjedhjes, shtetasi E. T.(T), 40 vjeç, banues në Tiranë. Punonjësja e marketit që u dëmtua në dorë, nga thika që mbante autori, në tentativë për ta ndaluar atë, mori mjekim dhe u largua nga spitali. Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

PROTESTA/ Sindikata e Universiteteve bojkoton sërish mësimin, Kovaçi: Me studentët deri në fund!

Sindikata e Punonjësve të Universiteteve ka bojkotuar edhe këtë të premte, më 23 tetor, procesin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Të dielën nis koha dimërore, akrepat kthehen 60 minuta prapa

Të dielën e fundit të tetorit akrepat e orës do të zhvendosen pas për 60…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 22 Tetor 2026

Dashi Dashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta masive në Greqi/ Studentët dhe mësuesit dalin në rrugë, kërkojnë arsim falas dhe paga më të larta

Protesta masive në Greqi/ Studentët dhe mësuesit dalin në rrugë, kërkojnë arsim falas dhe paga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dosja AKSHI/ Ermal Beqiri kërkon sërish lirimin nga burgu në Francë, vendimi pritet të premten

Dosja AKSHI/ Ermal Beqiri kërkon sërish lirimin nga burgu në Francë, vendimi pritet të premten…

LEXO ME SHUME