Categories Lajme

“Flluska” e qeverisë me bizneset e mëdha, pas “Taivanit” hapet sërish edhe “Havana”

Zëvendëskryeministri Erion Braçe njoftoi se pas Taivanit në Tiranë, Gjykata ka vendosur që të zhbllokojë edhe Havanën në Dhërmi.

Braçe shkruan se ky është një akt i drejtësisë së korruptuar dhe vendimi nuk mund të merret nga Gjykata e Faktit në Vlorë.

Pak ditë më parë pas mbylljes për shkak të mos dhënies së kuponit tatimor gjykata rihapi edhe kompleksin Taivan në Tiranë.

Postimi i plotë i Braçes:

GJYKATA PRIVATE E EVAZIONIT FISKAL,

HAVANA, KERCENIMET DHE

ZERO MILIMETRA PAS!

Nje gjykates, tek pulle nje i tille,

ne nje gjyq pa lajmeruar e pa qene palet,

madje ne “dhome keshillimi”,

ka hequr bllokimin mbi #HAVANADHERMI.

Gjykatesi as i kishte lajmeruar Tatimet.

Gjykatesi ka “gjykuar” ne gjykaten e Faktit Vlore,

edhe pse kjo gjykate nuk ka kopetence mbi ceshtjen;

CESHTJA E #HAVANADHERMI ESHTE LENDE E GJYKATES ADMINISTRATIVE!

Me tej,

nje permbarues ka hequr shiritat e bllokimit te #Havana edhe pse

nuk ka vene ne dijeni Tatimet deri ne fund te orarit te tyre zyrtar.

Pra, cdo gje e miremenduar,

rakorduar e kryer sic deshen;

E GJITHA NE KURRIZ TE INTERESIT PUBLIK, TE ARDHURAVE E BUXHETIT,

DEMTUAR RENDE NGA

MOS DOKUMENTIMI I VIJUESHEM,

I PERSERITUR I QARKULLIMIT TEK #HAVANA.

Kete here edhe ne gjykaten private!

Poo, tani e kam shume te qarte:

EVAZIONI FISKAL

KA GJYKATEN E TIJ PRIVATE,

NE DREJTESINE E VJETER

E TE KORRUPTUAR!

E gatshme te mbroje interesa private e te vrase perfundimisht interesin publik!

Pas politikes,

paralizuar nga vullneti politik

per luftuar drejt evazionin e mbrojtur edhe nga politika,

#DrejtesiaeVjeter eshte e fundit qe po i del zot evazionit!

Natyrisht,

kjo eshte beteje e do vijoje,

pa leshuar asnje milimeter!

Ndaj,

tani po depozitohet apelimi i vendimit te djeshem,

tani po depozitohet kallezimi penal per kanosje ndaj inspektoreve te tatimeve,

tani po behet gati dosja e kesaj ceshtje e lidhur me gjykaten per ne komisionin e #Vettingut!

Nderkohe,nuk mbaron ketu! Express

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME