Categories Sport

Florian Kamberi kthehet në Zvicër, firmos për tre vite me St Gallen

Florian Kamberi është larguar përfundimisht nga Hibernian, duke u transferuar te St Gallen në Zvicër, klube me të cilin ka firmosur për tre vjet. Kamberi kishte kontratë me Hibs deri në vitin 2022, por nuk figuronte në planet e trajnerit Jack Ross. Sulmuesi sapo përfundoi huazimin te Rangers, por rikthimi i tij te Hibernians nuk ishte pritur mirë nga fansat. Kamberi filloi karrierën te Rapperswil-Jona përpara se të transferohej te Grasshopper. Në vitin 2018 u transferua tek Hibernians, fillimisht në formë huazimi, më pas me titull të plotë.

Ai zhvilloi 79 ndeshje, duke shënuar 29 herë për Hibs para se të gjente rrjetën një herë në nëntë ndeshje për Rangers. I lindur në Kosovë, Kamberi kishte të drejtë të luante për tre përfaqësuese dhe, pasi përfaqësoi Zvicrën tek U-21, u thirr nga Shqipëria vitin e kaluar, ftesë të cilën e pranoi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rama reagon pas fitores së Kombëtares në miqësoren me Jordaninë: Kjo Shqipëri të gëzon

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas fitores 4 me 2 të Kombëtares shqiptare përball Jordanisë,…

LEXO ME SHUME