Categories Lajme

Floriana Garo tregon se çfarë do të ndodh te “Air Albania” këtë të shtunë

Zëdhënësja e “Foltores”, Floriana Garo ka folur për Kuvendin e datës 11 dhjetor, të thirrur nga delegatët dhe Sali Berisha. Garo pohon se në stadium do të ketë edhe demokratë të tjerë, mbështetës të kësaj partie, duke nënkuptuar se stadiumin do ta shohim plot. E ftuar në emision “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Garo u pyet nga gazetari Ylli Rakipi, se a do të mundet qyetetarët nga shtëpia të shohin verifikimin e delegatëve live. Ajo tha se gjithçka do të jetë transparente.

Pjesë nga biseda:  

Floriana Garo: Ne kemi arritur të mbledhim 5100 firma të delegatëve, që me vullnetin e tyre, për herë të parë në histori, vetë anëtarët marrin në dorë fatin e tyre.

Organizimi është menduar t’i akomodojë në një pjesë të mbyllur të stadiumit, ku delegatët do të jenë të veçuar nga pjesa tjetër. Kemi vendosur që përveç delegatëve, të jenë pjestarë edhe antarët dhe simpatizantët e PD.

Është diskutuar gjatë se ku do të bëhej Kuvendi. Vetëm Air Albania, ka mundur të akomodojë të gjithë delegatët, që edhe procesi të bëhet në mënyrë transparente, por edhe njerëzit që të jenë pjesë.

Ylli Rakipi: A do të mund të shohim ne, që delegatët identifikohen?

Floriana Garo: Do të jetë i dukshëm në ekran në stadium.

Arjan Curri: Vetëm kështu mund të bëhet, me fytyrë dhe me zë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 4 Korrik 2026

Dashi Për te qene te lumtur me partnerin duhet te bëni disa lëshime te vogla.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë pranë pikës kufitare në Morinë, 6 makina përplasen mes tyre

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur këtë të shtunë në kilometrat e fundit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident rrugor në aksin Gjirokastër–Tepelenë, plagosen dy persona

Një aksident rrugor ka ndodhur ditën e sotme në aksin Gjirokastër–Tepelenë, pranë vendit të quajtur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë, arrestohet 32-vjeçari/ I gjenden pistoletë, 40 fishekë dhe radio e ngjashme me atë të Policisë

Një 32-vjeçar është arrestuar në Vlorë pasi u kap duke qarkulluar me një automjet tip…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/ Gjendet e mbytur një vajzë e re në plazhin e Porto Novos

Një ngjarje tragjike është shënuar pasditen e kësaj të premteje në bregdetin e Vlorës. Një…

LEXO ME SHUME