Categories Lajme

Fluks ambulancash me pacientë të sëmurë me covid në oborrin e spitalit

Situata në spitalet Covid vijon që të paraqitet shumë problematike. Nga një vëzhgim i Fax News, në oborrin e spitalit “Shefqet Ndroqi”, tashmë i përshtatur në spitalin Covid-2, janë 6 autoambulanca me pacientë të sëmurë me Covid. Familjarët presin bashkë me të sëmurët, për disa orë derisa pacientët të marrin shërbimet e duhur për trajtimin e tyre brenda ambienteve spitalore.

Ndërkohë një ditë më parë 16 persona kanë ndërruar jetë për shkak të Covid-19, ndërkohë që të shtruar janë 478, ku mes tyre janë 35 në terapi intensive dhe 9 të intubuar. Janë mbi 20 mijë persona aktiv me Covid-19, ndërkohë që numri i vdekjeve në total që nga fillimi i pandemisë ka shkuar në 905.

Sakaq duke filluar që nga sot Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se ekipet e epidemiologëve të terrenit do të kryejnë edhe testet e shpejta, përveç testimit me metodën PCR, duke rritur aksesin për qytetarët për testimin në kohë dhe të sigurt.

“100,000 teste të shpejta të siguruara dhe do të vijojmë të rrisim kapacitetet me të dy metodat e testimit. Së shpejti, hapen disa pika në Tiranë dhe në qytetet e tjera për testimin me rezervim pranë mjekut të familjes.”- njofton ministria.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Ndahet nga jeta Shkëlzen Topçiu, mjeshtri i restaurimit të objekteve të vjetra kulturore!

Ndahet nga jeta Shkëlzen Topçiu, mjeshtri i restaurimit të objekteve të vjetra kulturore! Lajmin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, humb jetën 15-vjeçari teksa po lahej në pishinë!

Një 15-vjeçar në Gjirokastër ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në një pishinë, në një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në Lezhë, një i plagosur

Shpërthim me tritol raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të mërkure në Lezhë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shisnin armë zjarri e municione, goditet grupi kriminal në Tiranë!

4 persona janë arrestuar në Tiranë si pjesë e një grupi kriminal që shiste armë zjarri, ndërsa dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME