Categories Showbiz

Soni Malaj tregon për herë të parë pse është ndarë me Mirkon: Nuk kam pasaportë italiane…

Këngëtarja Soni Malaj ka folur për herë të parë tek rubrika “Tani mund të këndosh” për divorcin me ish-bashkëshortin e saj Mirko me të cilin ka një vajzë të quajtur Ana. Ai është nënshtetas italian dhe shpesh herë nëpër media u përfol se u martua me tëpër të marrë pasaportë italiane. Soni Malaj e ka mohuar një gjë të tillë dhe ka treguar pse është ndarë.

Ardit Gjebrea: Çfarë pasaporte ka Ana vajza jote? Soni Malaj: Ka pasaporte shqiptare dhe italiane.

Ardit Gjebrea: Ti ke pasaportë italiane? Soni Malaj: Jo.

Ardit Gjebra: Mund ta kishe? Soni Malaj: Absolutisht po, duke qenë e martuar me shtetas italian dhe që kam jetuar në Itali, po gjëja e parë që duhej të ishte, por që nuk u bë.

Ardit Gjebrea: Kur ti u martove me Mirkon dikur filluan të flisnin që Soni e bëri këtë martesë përveç të tjerave që të kishte dhe një pasaportë italiane. Soni Malaj: E di e kam dëgjuar, por që në fakt unë as letrat nuk i kam bërë, pasaportën nuk e kam dhe kjo lehtësisht mund të vërtetohet.

Ardit Gjebrea: Sa vite ke jetuar në Itali? Soni Malaj: Unë kam jetuar 1 vit e gjysmë në Spanjë dhe një vit e gjysmë në Itali.

Ardit Gjebrea: Divorci pse u bë? Soni Malaj: Njerëzit ndonjëherë kanë shumë ideale patriotike ndoshta që tani të thëna mund të më duken dhe patetike dhe njerëzit nuk do e kuptonin dot. Nuk ka qenë as çështje tradhtie, por janë disa gjëra të tjera që thellë thellë janë më të mëdha.

Ardit Gjebrea: Kur thua ideale, cili mund të jetë ideali i një njeriu, vendi, liria? Soni Malaj: Liria.

Ardit Gjebrea: Ne nuk kemi folur kurrë në fakt, as bashkë për këtë gjë kështu që kureshtar isha. Si është raporti i Anës me babin e vetë? Soni Malaj: I shkëlqyer, Mirko është një baba ekselent, shumë i përkushtuar. Ardit Gjebrea: Po raporti juaj si është sot? Soni Malaj: Është korrekt. Ardit Gjebrea: Komunioni për hir të vajzës apo edhe për hir të një marrëdhënie që keni patur një moment në jetën tuaj? Soni Malaj: Ka ndodhur për vajzën, por po përpiqemi të krijojmë një marrëdhënie sa më korrekte me njëri-tjetrin duke qenë se gjithmonë dashje pa dashje do jemi pjesë e njëri-tjetrit për shkak të Anës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

“A më godet që të ndihesh burrë?!”- Rrëfimi tronditës i aktores Sharon Stone: Babai im më hidhte nga shkallët dhe më rrihte!

Aktorja e njohur Sharon Stone ka folur për abuzimin që pësoi si fëmijë nga ana…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Dua Lipa dhe Callum Turner mund të martohen këtë verë në Palermo, këngëtarja dhe aktori po planifikojnë ‘dasmën e vitit’ në qytet

Korrikun e kaluar, këngëtarja Dua Lipa ndau në Instagram një seri fotosh nga pushimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Ia dolëm”/ Emocionuese në Big Brother, pas shumë vitesh Stenaldo takon të vëllanë, të gjithë në lot

Një surprizë emocionuese ndodhi këtë mbrëmje për Stenaldon. Pas shumë vitesh, ai u takua me…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tensione në BBV, Kristi përplaset me Rogertin dhe e lag me ujë (Video)

Një debat për menaxhimin e buxhetit ka shkaktuar tension mes banorëve në shtëpinë e Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Kinematografia turke në zi! Ndahet nga jeta aktori i famshëm turk i serialit “Ezel”!

Ndahet nga jeta në moshën 45-vjeçare aktori i famshëm turk Kanbolat Görkem Arslan. Arslan, i…

LEXO ME SHUME