Categories Lajme

“Fluks çarterash me turistë në vendin tonë”/ 185 mijë të huaj kanë zgjedhur Shqipërinë si destinacion turistik që nga 1 qershori

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi u shpreh se, bregdeti, është një pasuri e madhe kombëtare e vendit tonë dhe politikat lehtësuese që ka ndërmarrë qeveria kanë sjellë një zhvillim të qenësishëm. Gjatë një interviste televizive, ministri Klosi vlerësoi se impakt në zhvillimin e turizmit veçanërisht në qytetin e Vlorës i kanë dhënë edhe investimet në vepra strategjike të rëndësishme të infrastrukturës krahas investimeve të sipërmarrjes private që siç tha ai arrijnë deri në 600 milionë euro investime në turizëm ku dhjetra milionë euro janë investime në restorante. “Vetëm këtu në Lungomare ka 3-4 struktura të reja hoteliere. Ka disa hotele që po zhvillohen me markat nga më të njohurat në botë. Projektet vijojnë se janë në fazën e investimeve. Ndërsa synojmë zgjerimin e kapaciteteve akomoduese që arrijnë deri në 3100 të tilla”- tha Klosi.

Duke u ndalur në vështirësitë që solli situata e COVID-19 dhe zbatimin rigoroz të protokolleve të sigurisë për mbrojtjen e shëndetit, Klosi tha se kanë nisur çarterat e parë të vijnë në vendin tonë ndërsa në mesin e muajit korrik presim turistët nga Polonia. “Ndërsa hapja e transportit detar do të shtojë fluksin e turistëve nga Italia. Hapja e kufijve më 1 qershor ka sjellë 185 mijë turistë në vendin tonë, që janë 30% e turistëve që kanë hyrë në qershorin e vitit të kaluar. Ndërsa në javën e parë të korrikut kanë hyrë, pothuajse i njëjti numër turistësh, sa në javën e parë të 2019. Pra ka një lloj lëvizje”- tha Klosi.

“30% të turistëve e përbëjnë turistët e ardhur nga Kosova ndërsa 65% ose 4 milionë pasaporta të tjera nga 65 shtete të botës vizituan vendin tonë vitin që shkoi”- tha Klosi. Ministri Klosi u shpreh se, “sektori i turizmit është mbështetur nga qeveria përmes dy paketave të mbështetjes dhe sot strukturat akomoduese në turizëm janë të hapura. Çarteri i parë i turistëve nga Bjellorusia ndaloi në Shqipëri, ndërsa regjistrohen 3- 4 çartera në javë. Ka filluar tashmë Ukraina të punojë në mënyrë permanente me Shqipërinë, dhe këto janë tregues pozitivë, megjithëse është e vështirë të bësh përllogaritje në kushtet e COVID-19”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME