Categories Lajme

Fluks qytetarësh, dr. Llajo: Garancia dhe vërtetësia e testeve Cóvid 100% e saktë

Drejtori i Intermedica, dr, Vasil Llajo foli me skype për Fax News rreth garancisë së testeve të Covid-19 që zhillohen në laboratorin e licensuar të këtij laboratori. Ai tha se origjinaliteti i përgjigjeve, vlefshmëria dhe saktësia e tyre është 100% , ndërsa pohoi se fluksi i qytetarëve që kanë aplikuar sidomos shtetasit që duan të dalin gnga Shqipëria, është rritur masivisht.

Mosha më e interesuar për testet tha Llajo është 40-50 vjeç ndërsa fëmijët nën 10-vjeç të paktën me Greqinë nuk e kanë të domosdoshme. “Pas njoftimit me `16 gusht se ato që shkojnë Greqi do të bëjnë tamponin, fluksi i njerëzve që dan të marrin këtë vërtetim tek Intermedica është shtuar. Shifrat e sakta mund ti japim në fund të javës në lidhje me pozitivitetin e tyre.

Të gjitha rastet që testohen tek Intermedica i hedhim në platformën e ISHP. Përgjigja për tamponin, duke nisur që nga nesër do zgjasë jo më shumë se 24 orë, por më së shumti mund të shkojë maksimumi në 36 orë. Testi kushton 12 mijë lekë të reja. Nuk ka lidhje vetëm me koston e testit, por edhe cilësinë. Ne i bëjmë analizat në kompaninë më të mirë në botë. Vendet pritësie të emigrantëve që bëjnë testet mund të gjykójnë mbi cilësinë e tyre që janë të standarteve më të larta.

Mosha pothuajse është shtrirë, për deri në 10 vjeç me Greqinë nuk kërkohet tampon. Kryesisht janë moshat e mesme 40-50 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe ISHP kanë nxjerrë një udhëzim mbi kriteret që duhet të plotësojë një laborator për të marrë të drejtën e testimit. Kërkesat janë strikte, pas analizës nga MSH merr njohjen, ne pasi plotësuam të gjitha standartet, morrëm aprovimin. Kam përshtypjen se ne kemi kostot ndër më të ulëtat në botë.

Testi është gati 95 euro, tepër atraktiv për qytetarët që duan të udhëtojnë, ata do paraqiten në Pikat Kufitare me garancinë më të plotë të vërtetësinë e tij. Ka 100% vlefshmëri dhe vërtetësi përgjigjet e testeve tek Intermedica. Tregon se përgjigja ka dalë nga ky laborator, sepse ka një bar-kod, dhe tregon se është realizuar nga Intermedica.”, tha Llajo.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Korçë/ Makina me shpejtësi përmbyset në rrugë, shoferi shpëton për mrekulli

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar sot pas mesnate, rreth orës 01:00 në Korçë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e diel 5 korrik 2026

Dashi Do jeni shume me tolerante sot juve qe jeni ne një lidhje dhe marrëdhënia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pritet mot i kthjellët në të gjithë vendin, ja sa do të arrijnë temperaturat këtë të diel

Shqipëria do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme gjatë ditës së diel, duke sjellë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 4 Korrik 2026

Dashi Për te qene te lumtur me partnerin duhet te bëni disa lëshime te vogla.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë pranë pikës kufitare në Morinë, 6 makina përplasen mes tyre

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur këtë të shtunë në kilometrat e fundit të…

LEXO ME SHUME