Categories Lajme

Fluksi i emigrantëve për festa, tragetet e linjës Durrës-Bari nisin lundrimet e dyfishta

Duke nisur nga dita e enjte, tragetet e linjës Durrës-Bari nisin lundrimet e dyfishta për të përballuar fluksin në hyrje, në portin më të madh në vend.

Festat e Krishtlindjes dhe Vitit të Ri përkojnë me kthimin në atdhe të mijëra emigrantëve. Për këtë arsye, autoritetet portuale kanë marrë masat për përpunimin sa më të shpejtë të pasagjerëve dhe automjeteve. Në total do të jenë 20 sportele për kontrollin e dokumenteve në terminalin e trageteve.

Në ndryshim nga muajt e verës, pritet një fluks më i vogël udhëtarësh i cili do të jetë i përqendruar në hyrje përgjatë 10-ditëshit të fundit të këtij viti, ndërkohë që ditët e para të janarit pritet të nisë fluksi në dalje, pasi emigrantët kthehen në vendet e tyre të punës, pas festave të kaluara në atdhe.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME