Categories Lajme

Mete: Kredi strehimi me zero interes për mjekët, ushtarakët dhe policët

Ka nisur zbatimi i programit të kredive të favorshme për shtëpi. Familjet e reja të mjekëve, ushtarakëve dhe punonjësve të Policisë së Shtetit mund të përfitojnë nga ky program, ndërsa interesi do të paguhet nga shteti.

Ministri i Financave Ervin Mete bëri me dije se fituesit janë shpallur sipas procedurave dhe kritereve përzgjedhëse, pas administrimit të një numri të konsiderueshëm kërkesash.  Ndërsa shtoi se ky program do të shtrihet edhe vitin tjetër, ku synohet edhe zgjerimi i përfituesve dhe kategorive.

Kjo mbështetje që jepet sot për ju, në formën e kredive me zero interes, është shprehje e detyrimit tonë që momentin e mirë ekonomik që po kalon vendi, pasi është përballur me një sërë krizash, ta përkthejmë në më tepër solidaritet dhe një rishpërndarje edhe më të drejtë në funksion të mirëqënies së qytetarëve.

Ky është një program, i aplikuar për herë të parë këtë vit, mundësuar përmes ndryshimeve të posaçme ligjore, administruar online në e-Albania, si një zgjerim i programeve të strehimit, duke mundësuar në bashkëpunim me bankat e nivelit të dytë kredi të lehtësuara, interesi i së cilave subvencionohet tërësisht nga buxheti i shtetit.

Në këtë frymë, inicivitën e këtij viti, për të mbështetur me kredi me zero interes 300 punonjës të rendit, mbrojtjes dhe shëndetësisë, do ta shtrijmë edhe në vitin tjetër, me synim për të përmbushur sa të e jetë e mundur nevojat e punonjësve që jetojnë larg vendeve të punës, apo që kanë nevojë për më shumë hapësira për strehim.

Synimi është gjithashtu që vitin tjetër të konsiderohet edhe zgjerimi i përfituesve dhe kategorive nga këto lehtësi.

Siç e dini, kemi alokuar gjithashtu, një fond të posacëm për rritjen e pagave për vitin e ardhshëm, në mënyrë që të avancojmë me një rritje domethënëse të pagave për sektorin publik, patjetër përfshirë edhe sektorin e rendit, të mbrojtjes dhe të shëndetësisë, me synimin për të ofruar punësim cilësor, një pagë konkurruese edhe në rajon dhe me ambicjen për të mos ndaluar këtu, por për të vazhduar më tej drejt një mbështetje më të madhe të shërbyesve publikë.

Me të njëjtën shprehje solidariteti, ne aktin normativ që sapo miratuam, ju kemi dhënë mbështetje shtresave në nevojë, si edhe  pensionistëve, të cilët morën bonusin e dytë brenda këtij viti, me synimin që gjatë vitit të ardhshëm të angazhohemi në një diskutim të thelluar për reformimin si të skemës së sigurimeve shoqërore, pra të pensioneve, ashtu edhe të shtyllave të tjera të mbrojtjes sociale për shtresat në nevojë.

I njëjti akt normativ akordoi edhe kompensimin ushqimor për punonjësit e Policisë së Shtetit, pikërisht nën frymën e një trajtimi dinjitoz të atyre që shërbejnë nën uniformën e shtetit shqiptar.

Sepse siç e theksova, është detyrimi ynë që të jemi solidarë, të bëjmë politika së më të drejta dhe të mbështesim sa të jetë e mundur të gjithë ata që me dinjitet dhe ndershmëri japin shërbimin e tyre në këtë vend”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Përfshihet nga flakët një banesë në Korçë, shpëtohen anëtarët e familjes

Mëngjesin e sotëm, një banesë në lagjen 10 të qytetit të Korçës është përfshirë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau dy persona dhe plagosi katër të tjerë, kush është i dënuari me burgim të përjetshëm, pasi në qeli iu gjet lëndë narkotike e fshehur

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka transferuar sot nga burgu i Peqinit në atë të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditet “Call Center” në Tiranë, arrestohen administratorët, procedohen operatorët

Policia e Tiranës ka goditur një tjetër rast të mashtrimit ndërkombëtar nëpërmjet bursave fiktive. Në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Forcat Operacionale të Burgjeve ‘‘zbarkojnë’’ në Vlorë, zhvillohen kontrolle të befasishme në paraburgim

Një kontroll i befasishëm është zhvilluar mëngjesin e së shtunës në ambientet e paraburgimit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U largua nga banesa , 73-vjeçarja gjendet e pajetë në lumin Osum

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Berat, ku një shtetase 73-vjeçare është gjetur…

LEXO ME SHUME