Duke filluar nga 19 maji 2020 do të nisin fluturimet ajrore direkte mes Tiranës dhe Riadit. Lajmin e ka bërë të ditur Drejtori i Përgjithshëm i Aviacionit Civil, Krislen Keri, i cili e ka cilësuar këtë si një super lajm.
Keri ka theksuar se, sapo janë miratuar të drejtat e trafikut për fluturime të kompanisë ajrore FLYNAS tri herë në javë midis kryeqytetit Riad dhe Tiranës, duke filluar nga 19 maji 2020. Ai ka nënvizuar se, kjo është një mundësi shumë e mirë kjo për turizmin dhe komunitetet e të dy shteteve që jetojnë ose punojnë midis dy vendeve.



“Një super lajm na vjen nga Riadi- Arabia Saudite. Sapo miratuam të drejtat e trafikut për fluturime të kompanisë ajrore FLYNAS 3 herë në javë midis kryeqytetit Riad dhe Tiranës sonë, duke filluar nga 19 maji 2020. Një mundësi shumë e mirë kjo për turizmin dhe komunitetet e të dy shteteve që jetojnë ose punojnë midis dy vendeve tona”, është shprehur Keri.
Ai ka shtuar se, “këto fluturime do të realizohen për herë të parë falë koordinimit midis dy qeverive, ku në prillin e këtij viti u firmos marrëveshja e bashkëpunimit nga Ministrja Belinda Balluku dhe Presidentit të FLYNAS 3, Bander Almohanna”.
