Categories Lajme

Shërbim shëndetësor 24 orë në të gjitha spitalet për ditët e festave

Gjatë mbrëmjes së ndërrimit të viteve do të ketë autoambulanca të stacionuara në sheshet kryesore të qyteteve. Shtim të personelit në urgjencat mjekësore në të gjitha spitalet.

“Të gjitha spitalet dhe Urgjenca Kombëtare Mjekësore do të jenë në gatishmëri 24/7 orë sot dhe në ditët në vijim. Gjatë ditëve të festave kemi marrë masat për rastet dhe urgjencat duke garantuar shërbim shëndetësorë 24 orë në të gjithë spitalet. Kemi marrë masat për të siguruar medikamentet shtesë në raste nevoje, për rastet që mund të paraqiten”, tha ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu,  gjatë takimit me ekipin e urgjencës së Spitalit Universitar të Traumës, spital i cili pret dhe numrin më të madh të urgjencave gjatë ndërrimit të viteve. Në kuadër të masave shtesë të marra nga strukturat e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, gjatë ditëve të festave për shtim të personelit në urgjencat mjekësore në të gjitha spitalet dhe qendrat shëndetësore do të ketë edhe personel “on call” në rast nevoje.

“Ekipi i mjekëve dhe infermierëve do të jenë në gjendje gatishmërie për festat e fundvitit. Përveç ekipeve të përforcuara janë marrë masat që spitalet të kenë listën e mjekëve ‘on call’ për çdo emergjencë për secilin shërbim”, tha Manastirliu. Në të gjitha qytetet e Shqipërisë, në sheshet ku do të festohet ndërrimi i viteve do të vendosen autoambulancat nga ora 19:00 deri në përfundim të festës.

“Urgjenca Mjekësore Kombëtare gjithashtu është me stafe të përforcuara. Kemi vendosur që këtë vit të kemi struktura nëpërmjet autoambulancave dhe ekipeve tona mjekësore aty ku do të këtë festa. Në të gjithë sheshet e qyteteve do të ketë një mbështetje dyfishe me ekipe mjekësore dhe autoambulanca, të cilët do të jenë në gatishmëri për çdo urgjencë që do të ketë nata e ndërrimit të viteve”, u shpreh Manastirliu.

Sipas urdhërit të ministres Manastirliu, masat e përforcuara do të zbatohen nga të gjitha ekipet mjekësore në datat 31 dhjetor, 1, 2, 3 janar 2019, për t’iu përgjigjur të gjitha thirrjeve në rast nevoje nga qytetarët. Gjatë takimit me ekipin e mjekëve dhe infermierëve të spitalit të Traumës, ministrja bëri një falenderim të posaçëm për ekipin mjekësor të këtij spitali i cili ka përballuar me sukses ngjarjet e rënda të këtij viti si tërmeti i datës 26 nëntor.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Grabitje me armë në një argjendari në Kamëz

Një argjendari në zonën e Kamzës është bërë objekt i një grabitjeje me armë këtë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shira dhe erë e fortë në Elbasan, izolohen 9 fshatra pas shembjes së urës

Reshjet e shiut kanë përfshirë rreth mesditës qarkun e Elbasanit, kryesisht me intensitet të ulët,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnje-Berat/ Makina përfundon në kanal, asnjë person në vendngjarje

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Lushnjë-Berat, pranë fshatit Kashtbardhë. Një makinë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

EMRAT/ Kush janë drejtuesit e Policisë së Sarandës që u arrestuan nga operacioni “AMP”

Shefi i Komisariatit të Policisë Sarandë, Gëzim Bashllari, është arrestuar këtë të premte në kuadër…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Nga Bangkoku drejt Italisë me valixhen e mbushur me drogë, shqiptari arrestohet në “Malpensa”

Shqiptari zbarkoi në aeroportin e “Malpensës” në Milano, ndërsa zbriti nga avioni i linjës së…

LEXO ME SHUME