Categories Lajme

Fluturimet në maj, pavarësisht bllokimit, mijëra pasagjerë zbritën në Rinas

Covid prej kohësh ka paralizuar trafikun sidomos atë ajror kudo në botë dhe Shqipëria nuk bën përjashtim. Aviacioni Civil Shqiptar në publikimin e radhës bëri me dije se nga Janari deri në Maj, në hapësirën e kontrolluar nga Shqipëria ka pasur një mesatare prej 243 fluturime ditore (duke përfshirë dhe mbikalimet), ose 47,1% më pak se e njëjta periudhë e vitit 2019.

“Rënia reflekton impaktin masiv të krizës është më madhe kur fokusi është vetëm në periudhën Prill-Maj me 59 fluturime (IFR) në ditë ose 89,9% më pak se njëjta periudhë e vitit 2019”. Ajo që bie në sy janë qytetet e fluturimeve që kanë ndryshuar ndjeshëm në raport me një vit më parë por që lidhet edhe me faktin se këto fluturime kanë pasur në fokus riatdhesimet. Zhvillimi i segmenteve të tregut ka pasur ndryshime gjithashtu krahasuar me vitin e kaluar. Për Prill- Maj, gjithë fluturimet kargo llogariten në 40% të mesatares së trafikut për Shqipërinë në 2020 krahasuar me 14% në vitin 2019.

Riatdhesimet Autoriteti i Aviacionit Civil nënvizon në buletin se edhe gjatë muajit Maj 2020 Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës “Nënë Tereza” ka vazhduar të jetë i mbyllur për fluturime të rregullta ndërkombëtare civile tregtare si pasojë e pandemisë.

“Ndërkaq në datat 01.05.2020 – 31.05.2020 siç është bërë e ditur dhe në bashkëpunim me shoqërinë ajrore AIR ALBANIA kanë vazhduar operimet me kryerjen e fluturimeve të riatdhesimit të shtetasve shqiptarë që kishin mbetur jashtë vendit. Nga dy aeroportet e Italisë (Romë dhe Milano) janë kryer 18 fluturime dhe janë transportuar rreth 3 200 pasagjerë; Nga Gjermania, nëpërmjet aeroportit të Frankfurtit janë kryer 6 fluturime dhe janë transportuar rreth 1100 pasagjerë; Po ashtu nga Britania e Madhe, Zvicra, Franca dhe Turqia janë transportuar gjithsej 1600 pasagjerë për në Shqipëri, nëpërmjet rrugës ajrore me avionët e shoqërisë AIR ALBANIA.” thuhet në buletin.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arrestimi i Agasit, reagon Policia: Pranga edhe Shpatarakut, dhunoi stafin e hotelit në Dhërmi

Policia e Shtetit ka dalë me njoftim zyrtar në lidhje me arrestimin e Ergys Agasit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedi në familjen shqiptare në SHBA, zjarri i merr jetën 3 fëmijëve, detaje

Një tragjedi e rëndë ka goditur një familje shqiptare në Jacksonville të Floridës, ku tre…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqi, gruaja prej vitesh dhunohej nga bashkëshorti! 44-vjeçarja kishte vendosur të divorcohej!

Mediat greke kanë zbardhur detaje të reja në lidhje me krimin e ndodhur ditën e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dhërmi, arrestohen dy persona, Shisnin doza kokaine dhe kanabisi

Dy persona janë arrestuar në flagrancë pasi shisnin doza kokaine dhe kanabisi në Dhërmi. Në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kamioni shpërthen në flakë gjatë ecjes pranë Laçit

Një kamion i tonazhit të mesëm u përfshi sot (25 gusht) nga flakët në rrugën…

LEXO ME SHUME