Categories Lajme

FMN: Të anulohet ulja e taksave, kujdes me koncesionet

Fondi Monetar Ndërkombëtar i rekomandoi dje qeverisë të heqë dorë nga ulja e taksave dhe përjashtimet, madje të anulojë edhe ato që tashmë janë miratuar.

Deklarata u bë nga përfaqësuesi i misionit të FMN, Jan Kees Martijn, në mbyllje të vizitës në Shqipëri për diskutimet konsultuese vjetore sipas nenit IV. “Duke pasur parasysh mungesën e hapësirës fiskale, i nxisim fort autoritetet të mos shtojnë ulje, përjashtime apo trajtime preferenciale tatimore ad hoc dhe të konsiderojnë anulimin e atyre të miratuara tashmë. Ato e bëjnë më të komplikuar dhe më pak të parashikueshëm sistemin tatimor, çka cenon si klimën e investimeve, ashtu edhe mbledhjen e tatimeve. 

Gjithashtu, e mirëpresim progresin e reformës së taksës mbi pasurinë e paluajtshme dhe fillimin e pritur të kadastrës fiskale në janar 2019. të vlerësimit Fuqizimi i mëtejshëm i bazës së të dhënave dhe i metodikave do të jenë të rëndësishme për ta rritur transparencën dhe për ta mbështetur vënien në zbatim të këtij sistemi nga autoritetet tatimore vendore”, u shpreh përfaqësuesi i misionit të FMN-së. Fondi Monetar Ndërkombëtar u shpreh se kontratat e shumta koncesionare kanë rritur riskun fiskal dhe për këtë qeveria duhet të rrisë kapacitet të tjera për investimet.

“Rritja e shpejtë e Partneriteteve Publike Private (PPP) i ka rritur risqet fiskale, çka kërkon përmirësime të tjera shtesë në kuadrin për investimet publike. Është thelbësore të fuqizohet planifikimi dhe realizimi i investimeve në të gjitha nivelet e qeverisjes, përfshirë qeverisjen vendore dhe qendrore, si edhe ndërmarrjet shtetërore dhe të shumëfishohen përpjekjet në drejtim të arritjes së maksimizimit të vlerës. Brenda investimeve publike, stoku i PPP-ve është duke u zgjeruar.

Relacioni i buxhetit 2019, përveç stokut aktual të PPP-ve prej 31 për qind të PBB-së (nga të cilat rreth 23 për qind të PBB-së koncesione në sektorin e energjisë), paraqet projekte potenciale PPP-sh të kufizuara në 15 pikë përqindje”, thuhet në deklaratën e FMN-së. Ndërkombëtarët vlerësuan rritjen ekonomike të vendit, por rekomanduan rritje të qëndrueshme me qëllim uljen e emigracionit.

“Rritja ekonomike e Shqipërisë ka ndjekur prirjen rritëse vitet e fundit, ndërkohë që vendi ka përfituar nga reformat e zbatuara dhe nga zgjerimi ekonomik i partnerëve të saj tregtarë europianë. Në të njëjtën kohë, mbetet shumë për të bërë që rritja ekonomike të jetë më e qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse dhe që të dobësojë shtysat për emigracion”, thuhet në deklaratë. /panorama

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Masat/ Protesta e opozitës, policia e përgatitur për çdo skenar, 1300 efektivë në terren

Protesta e thirrur në orën 18:00 nga Opozita ka vënë në gatishmëri Policinë e Shtetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shoferi shqiptar humb jetën në aksident me kamion në Itali, la pas dy fëmijë

Një 48-vjeçar shqiptar, prej vitesh emigrant në Itali, ka humbur jetën në një aksident tragjik…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Projekti TID në Durrës, banorët kërkojnë kompensim të drejtë nga shteti për prishjen e shtëpive

Që kur mësoi se shtëpia e tij pranë bulevardit “Epidamn” do të prishej për t’i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Dielë 21 dhjetor 2025

Dashi Do jeni shume te vendosur gjate kësaj dite t’i zgjidhni te gjitha problemet qe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedia në Lezhë, nëna i jep fund jetës pas vdekjes së djalit 42 vjeçar

Një dramë e thellë familjare, që duket sikur ka dalë nga skenat e një filmi…

LEXO ME SHUME