Categories Lajme

FNSH e ruante në Fier, 41-vjeçari kalon kufirin dhe përplaset me policinë në Athinë! Kush është “Titi”

Detaje të reja janë zbardhur nga përplasja me armë zjarri këtë të shtune në zonën e njohur të Mikrolimano, në Athinë, ku një shtetas shqiptar u plagos nga policia gjatë një përpjekjeje për t’u arratisur dhe për të qëlluar efektivët.

Burime bëjnë me dije se i plagosuri është identifikuar si Alesio Xhelo, 41 vjeç, nga Fieri, i njohur në Greqi me nofkën “Titi” dhe më parë si Astrit Hasani. Ai u transportua menjëherë në spitalin “Attikon” në Athinë, por ende nuk dihet gjendja e tij shëndetësore.

Në vendngjarje, policia gjeti tre armë zjarri dhe gjashtë granata që dyshohet se i përkisnin Xhelos.

FNSH e ruante në Fier, 41-vjeçari kalon kufirin dhe përplaset

I njohur ne Greqi si “Titi”, 41-vjeçari rezulton person me precedentë të rëndë penalë. Nuk dihet se si Xhelo ka përfunduar në Greqi, pasi të paktën deri vitin e kaluar ai ndodhej në “Arrest shtëpie” në Fier me mbikëqyrje 24 orë nga FNSH, nën akuzat “Trafikimi i armëve dhe municionit luftarak”, “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit”, dhe “Vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit” e mbetur në tentativë.

Madje në 30 mars 2025, ai ishte arrestuar pasi kishte kanosur duke sharë, ofenduar dhe kërcënuar punonjësin e policisë të Forcës Kombëtare të Sigurisë, Njësia Fier, i cili ishte në shërbim, në mbikëqyrje të këtij shtetasi.

Xhelo ishte izoluar në banesën e tij në Fier pasi ishte person i shpallur në kërkim në Greqi për akuzat e mësipërme. Ai ishte arratisur nga burgu i Petro Ralli në Greqi në qershor 2019 bashke më dy të burgosur të tjerë, duke arritur të marrë peng një gardian.

Ai ndodhej në burg, i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e një greku dhe i përfshirë në 8 shkëmbime zjarri me policinë në Greqi, si dhe në dhunimin e gruas se një diplomati të huaj gjatë grabitjes së shtëpisë së tyre dhe në rrëmbimin e një të riu që e liroi pasi mori shumë para nga familja e tij.

Pas arratisjes, ai mbërriti në Shqipëri dhe në tetor 2019 u arrestua në Vlorë me një pistoletë pa leje. Drejtësia greke dërgoi dosjen e tij në Shqipëri, dhe gjykata vendosi ndaj tij masën “Arrest shtëpie” për akuzat që kërkohej në Greqi. Këtë masë ai e kryente në banesën e tij në Fier nën mbikëqyrjen e FNSH.

Bëhet me dije se në fotot e fundit të publikuara nga Alesio Xhelo në rrjetin social TikTok, dyshohet se ai, pavarësisht akuzave të rënda, ishte lënë i lirë nga drejtësia shqiptare.

Në një video të postuar më 24 tetor 2025, Xhelo shfaqet duke dalë nga një komisariat policie në Shqipëri dhe përqafon familjarët e tij, ndërsa më pas shihet në ambiente të ndryshme në qytetin e Sarandës.

Dyshohet se gjatë muajve të parë të këtij viti, përpara se të kalonte ilegalisht kufirin për në Greqi, ku ishte person i shumëkërkuar nga autoritetet, Xhelo qarkullonte në qytetin e Sarandës, ku dhe strehohej.

FNSH e ruante në Fier, 41-vjeçari kalon kufirin dhe përplaset

 

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Detaje \ E detyroi të gjunjëzohej dhe më pas e qëlloi , ish-partneren e tij 45-vjeçare

Pamjet e sigurisë kanë regjistruar lëvizjet e 48-vjeçarit para krimit. Policia po heton kërcënimet, plumbat…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestimi i dy personave, Po hetohet edhe një grup tjetër kriminal në zonën e Sukthit

Të tjera detaje janë zbardhur në lidhje me operacionin e një ditë më parë, ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksidentohen tre makina në autostradën Levan-Tepelenë, një person i plagosur

Një aksident automobilistik është regjistruar mëngjesin e kësaj të hëne në aksin e autostradës Levan-Tepelenë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pesë kombinime ushqimesh që po dëmtojnë në heshtje shëndetin tuaj

Djathë dhe krisurë, peshk me patate të skuqura, salsiçe me pure patatesh. Disa ushqime thjesht…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet 40-vjeçari në Palasë, i gjendet armë zjarri dhe municion

Një 40-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga Policia në Palasë, pasi dyshohet se ka dhunuar…

LEXO ME SHUME