Categories Lajme

FOKUS – Italia e gjitha ”nën ujë”, moti i keq përfshin rajonin

Italia e gjunjëzuar nga moti i keq nga veriu në jug, pasi shirat e rrëmbyer vazhdojnë duke bërë që lumenjtë në zonën e Modenës të dalin jashtë shtratit, ndërkohë që janë evakuuar edhe 60 familje. Në Siçili ka rrëshqitje të mëdha toke, ndërsa ishujt e Ezolit janë izoluar. “Për shkak të rrezikut të rrëshqitjeve të tokës dhe ortekëve të shkaktuar nga moti i keq i këtyre orëve, unë ftoj të gjithë qytetarët të shmangin drejtimin drejt zonës Bellunos”, deklaroi prefekti i Venetos, Luca Zaia. Gjendja alarmante për momentin ka të bëjë me bashkitë në zonat e Alto Vicentinos, Trevigiana Pedemontana dhe territorin e provincës së Bellunos.

Në Dolomites Sesto si dhe në Dolomites, midis Marmolada dhe Fiera di Primiero, rreziku i orteqeve është shumë i madh. Në rajonet më të prekura, kanë rënën 80 deri në 140 centimetra dëborë.

Çarja e argjinaturës së lumit Panaro shkaktoi vërshime të mëdha uji në zonën e Castelfranco Emilia, jo shumë larg Nonantola dhe Modena. Për 48 orë zjarrfikësit kanë qenë të angazhuar në të gjithë vendin, në ndërhyrjet e shpëtimit për shkak të motit të keq që po godet Veneton, Friuli Venezia Giulian, Emilia-Romagnan, Piemonten, Lombardinë dhe Toskanën.

Deri tani janë mbi 2 200 ndërhyrje të kryera. Moti i pafavorshëm ka detyruar shtyrjen për të hënën të sllallomit gjigant për meshkuj të Kupës së Botës, të planifikuar në Santa Caterina Valfurva të Italisë, tha sot Federata Ndërkombëtare e Skive (FIS). “Për shkak të kushteve të motit dhe borës, sllallomi i dytë [gjigant] në Santa Caterina është shtyrë për nesër, të hënën më 7 dhjetor”, shkroi FIS në Twitter.

Një rrezik domethënës i kërcënohet Italisë Verilindore dhe Austrisë së Jugut për sasi të mëdha dëbore, sipas severe-weather.eu. Një rrezik i lartë është lëshuar edhe për Slloveninë PerëndimoreKroacinë dhe Italinë Qendrore përgjatë Apenineve ku reshjet e tepërta të shiut do të vazhdojnë për 36 orë. Alarm është lëshuar edhe për Shqipërinë dhe Greqinë. Ekziston një potencial shumë i lartë për përmbytje dhe orteqe.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 4 Korrik 2026

Dashi Për te qene te lumtur me partnerin duhet te bëni disa lëshime te vogla.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë pranë pikës kufitare në Morinë, 6 makina përplasen mes tyre

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur këtë të shtunë në kilometrat e fundit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident rrugor në aksin Gjirokastër–Tepelenë, plagosen dy persona

Një aksident rrugor ka ndodhur ditën e sotme në aksin Gjirokastër–Tepelenë, pranë vendit të quajtur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë, arrestohet 32-vjeçari/ I gjenden pistoletë, 40 fishekë dhe radio e ngjashme me atë të Policisë

Një 32-vjeçar është arrestuar në Vlorë pasi u kap duke qarkulluar me një automjet tip…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/ Gjendet e mbytur një vajzë e re në plazhin e Porto Novos

Një ngjarje tragjike është shënuar pasditen e kësaj të premteje në bregdetin e Vlorës. Një…

LEXO ME SHUME