Categories Lajme

“Foltorja” e radhës, Berisha fton demokratët: Nesër do të takohemi në Gjirokastër

Ish-kryeministri Sali Berisha ka njoftuar se “Foltoren” e radhës do e mbajë në Gjirokastër. Takimi i tij me demokratët e Gjirokastrës do të zhvillohet nesër në orën 18:00 në sallën e Hotel Olimpik. Duke ftuar demokratët të marrin pjesë, ai thekson qëllimin e aksionit të tij politik“Për një Parti Demokratike më të bashkuar, më të fortë, më të hapur”, shkruan Berisha në rrjetet sociale. Më herët, ai është takuar me demokratët e Tiranës, Durrësit, Fierit, Vlorës dhe Shkodrës. Ky tur i Berishës nisi pas përjashtimit të tij nga grupi parlamentar i PD.

Duke e cilësuar vendimin e kryedemokratit Lulzim Basha nul dhe duke hedhur akuza për pazare politike mes këtij të fundit dhe kryeministrit Edi Rama, Berisha vendosi të nisë aksionin politik. Sipas tij, kjo lëvizje synon të rikthejë PD në “shina” dhe te vlerat e krijimit të saj. Në krah të Berishës, kanë dalë shumë demokratë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Reagimi”në Vlorë / Vodhi kasën me para , Policia identifokon dhe arreston 32 -vjecarin

Një 32-vjeçar është arrestuar në Vlorë pasi dyshohet se gjatë natës theu xhamin e derës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Nuk kapi frenat e dorës, makina rrëshqet dhe e zë poshtë, humb jetën 44-vjeçari në Maliq

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak në Maliq, ku një 44-vjeçar ka ndërruar jetë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ende mister shkaku i shpërthimit – zbardhen pistat që po hetojnë autoritetet greke

TRAGJEDIA NË ATHINË – ÇFARË E SHKAKTOI SHPËRTHIMIN? Një pyetje e rëndë mbetet ende pa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ndahet nga jeta fotografi që fiksoi në objektivin e tij eksodin e 20 mijë shqiptarëve

Është ndarë nga jeta në moshën 82-vjeçare fotoreporteri italian Luca Turi, i njohur për dokumentimin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë, 31 persona “arrest në burg” dhe 14 të tjerë të shpallur në kërkim, detaje

Pas 4 muajve hetime, policia e Tiranës ka arritur të godasë një rrjet të gjerë…

LEXO ME SHUME