Categories Lajme

“Fondi i rimëkëmbjes”/ Pas tre ditësh, BE ende pa marrëveshje, samiti vazhdon

Drejtuesit e Bashkimit Europian dështuan edhe të dielën të arrijnë një marrëveshje mbi një paketë të rimëkëmbjes ekonomike, ndërkohë që negociatat pritet që të vijojnë dhe sot.

Samiti, i cili ka filluar që më 17 korrik, ishte planifikuar që të zgjaste dy ditë, por në mungesë të një marrëveshjeje, liderët e BE-së janë “detyruar” që t’i zgjasin bisedimet. Kryesuesi i samitit, Charles Michel, u tha 27 udhëheqësve të BE-së se më shumë se 600,000 njerëz kanë vdekur si rezultat i koronavirusit në të gjithë botën, dhe se ishte përgjegjësia e tyre të qëndrojnë së bashku në këtë kohë të krizës.

Në takimin e 18 korrikut, tensionet u rritën kur kancelarja gjermane, Angela Merkel dhe presidenti francez, Emmanuel Macron u larguan nga mbledhja, së bashku me katër shtete të tjera.

Plani i rimëkëmbjes, i cili mbështetet nga Franca dhe Gjermania, aktualisht parasheh 500 miliardë euro grante dhe subvencione dhe 250 miliardë euro kredi. Shtetet me më shumë kursime, si Austria, Suedia, Danimarka dhe Finlanda, duan kontroll mbi mënyrën e shpërndarjes së parave, ndërsa Italia dhe Spanja janë kundër.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Korçë/ Makina me shpejtësi përmbyset në rrugë, shoferi shpëton për mrekulli

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar sot pas mesnate, rreth orës 01:00 në Korçë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e diel 5 korrik 2026

Dashi Do jeni shume me tolerante sot juve qe jeni ne një lidhje dhe marrëdhënia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pritet mot i kthjellët në të gjithë vendin, ja sa do të arrijnë temperaturat këtë të diel

Shqipëria do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme gjatë ditës së diel, duke sjellë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 4 Korrik 2026

Dashi Për te qene te lumtur me partnerin duhet te bëni disa lëshime te vogla.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë pranë pikës kufitare në Morinë, 6 makina përplasen mes tyre

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur këtë të shtunë në kilometrat e fundit të…

LEXO ME SHUME