Categories Lifestyle

Forcon imunitetin, lufton diabetin dhe mbron stomakun, kjo është kura që bën mrekullinë

Shëndeti i stomakut është i një rëndësie të veçantë në mirëmbajtjen e organizmit. Nëse sistemi tretës është i shëndetshëm, atëherë prej tij do të përfitojë imuniteti, zemra, truri e të tjerë.Shëndeti i sistemit tretës nis pikërisht tek mikrobioma, e cila përbëhet nga triliona baktere, ekuilibrat e të cilave janë thelbësore për jetën.

Në këtë artikull të AgroWeb.org do të mësoni për përgatitjen e një pijeje e cila i jep sistemit tretës më shumë fuqi dhe energji. Kura Energjike Për Sistemin Tretës Sekreti i kësaj kure qëndron tek uthulla organike dhe e papërpunuar e cila është shumë e pasur me probiotikë. Këto të fundit janë të domosdoshëm për stomakun dhe për sistemin tretës në përgjithësi. Kombinimi i uthullës me xhenxhefilin, kanellën dhe specin e kuq djegës e furnizon organizmin me antioksidantë të fuqishëm.

Përbërësit: 1 gotë me ujë 250 ml, 1 lugë gjelle uthull molle, 1 lugë gjelle me lëng të freskët limoni, Një majë luge çaji me kanellë  Një majë luge çaji me xhenxhefil të grirë, Pak spec të kuq djegës. Përgatitja: Të gjithë përbërësit duhen përzier në një kavanoz ose gotë. Përziejini mirë dhe lëngun pijeni 20 minuta përpara drekës ose darkës. Vlerat e Uthullës Së Pafiltruar Të Mollës Kjo uthull përmban “nënën”, një masë që ngjason me shkumën dhe mund të vihet re pasi e bën uthullën më të turbullt.

Sipas të dhënave të AgroWeb.org, në këtë substancë qëndron dhe përqindja më e lartë e proteinave natyrore, bakteret e mira dhe acidin acetik. “Nëna” formohet kur fermentohet uthulla organike duke i dhënë asaj një ngjyrë më të thellë dhe shije më të plotë. Uthulla që është e filtruar është transparente pothuaj e kristaltë dhe nuk përmban “nënën” si dhe shumë nga vlerat e uthullës.

Tretja Njësoj si ushqimet e tjera të fermentuara, uthulla e mollës organike përmban baktere të mira. Këto baktere janë të rëndësishme për funksionimin si duhet të sistemit tretës. Duke qenë se “nëna” përmban acid açetik, kur hyn në kontakt me stomakun arrin të ekuilibrojë acidet e tij dhe lufton bakteret e dëmshme.

Imuniteti Bakteret e mira që gjenden tek uthulla e mollës me “nënë” janë shumë të mira në fuqizimin e imunitetit. Këto baktere ndihmojnë në përgjysmimin e kohës së nevojshme të rikuperimit nga sëmundjet.

Sheqerit Në Gjak Nëse pini 1 lugë gjelle me uthull molle organike të pafiltruar, përpara një vakti të pasur me karbohidrate, ulni rrezikun e ngritjes së nivelit të sheqerit. Kjo uthull është shumë e mirë edhe për rënien nga pesha sepse acidi acetik ndalon organizmin tuaj në përthithjen e kalorive nga karbohidratet.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lifestyle

Vendet më të shtrenjta dhe më të lira për hotele e restorante, Shqipëria sa 52% e mesatares së BE

Qoftë për pjatat e famshme të djathrave në Francë apo për pjatat me makarona në…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të humbni kaloritë e festave të fundvitit me një dietë 3-ditore

Pas festave është krejt normale të ndihesh i rënduar dhe me pak kilogramë më shumë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të jetoni më gjatë, ja çfarë është regjimi ushqimor nordik

Regjimi ushqimor Nordik është një mënyrë e të ushqyerit që fokusohet në produktet lokale të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME