UEFA ka zbuluar formacionin më të mirë në histori të Ligës së Kampionëve.Kriter për përzgjedhjen e formacionit, janë përfshirjet e futbollistëve në formacionet e viteve të UEFA-s që nga viti 2001. Pjesë e këtij formacioni sigurisht që është Cristiano Ronaldo, që ka fituar pesë trofe të Ligës së Kampionëve, katër herë më Real Madridin dhe një herë me Manchester United. Ish bashkëlojtarët e Ronaldos, Iker Casillas dhe Sergio Ramos, janë po ashtu pjesë e formacionit.
Ky formacion dominohet nga lojtarët e Barcelonës, që përfaqësohet me pesë futbollistë. Lionel Messi, Carles Puyol, Gerard Pique, Xavi Hernandez dhe Andres Iniesta, janë pjesë e formacionit të historik të Ligës së Kampionëve. Formacioni më i mirë në histori të Ligës së Kampionëve: Casillas; Ramos, Pique, Puyol, Lahm; Gerrard, Xavi, Iniesta; Ronaldo, Messi, Henry.
