Categories Lajme

Formula për KQZ-në/ Përfundon pa konsensus mbledhja e Këshillit Politik

Mbledhja e radhës e Këshillit Politik për reformën zgjedhore përfundon ka konsensus. Palët nuk kanë gjetur dokardësi për formulën e KQZ-së. Mbledhja ka zgjatur rreth dy orë. Ndërsa palët nuk kanë gjetur dakordësi për mënyrën se si do të zgjidhen anëtarët e rinj të KQZ-së, sot Opozita ka bërë sot një propozim të ri për maxhorancën. Sipas demokratëve, ky propozim është në përputhje me formulën e certifikuar nga Komisioni i Venecias për zgjedhjen e anëtarëve të organeve të reja të sistemit të drejtësisë.

Opozita thotë se vendosi ta bëjë këtë hap për të mos futur në ngërç procesin, përsa kohë PS refuzoi që përzgjedhja e trupës së KQZ të niste me Avokatin e Popullit, siç ndodh edhe me organet e drejtësisë. Propozimi i ri ka tre shtylla kryesore:  Çon të gjithë procesin e përzgjedhjes në Kuvend, Reflekton dakortësinë e datës 5 QershorRuan formulën e certifikuar nga Komisioni i Venecias për Reformën në Drejtësi

Opozita thekson se propozimi synon ruajtjen e pavarësisë dhe profesionalizmit të KQZ së re, si dhe garancitë e palëve politike që përzgjedhja të mos jetë e njëanshme, por e balancuar dhe konsensuale. Opozita vë në dukje se Partia Socialiste nuk është treguar e gatshme për kompromis gjatë diskutimit të çështjes. Demokratët pretendojnë se i kanë qendruar propozimit të muajit shkurt, i cili i siguron maxhorancës emërimin e të gjithë trupës së KQZ-së me një proces të pastër politik. PS kërkon që anëtarët e KQZ-së të propozohen nga çdo deputet dhe të përzgjidhen nga një komision i përbërë nga grupet parlamentare, të cilat PS i kontrollon.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 4 Korrik 2026

Dashi Për te qene te lumtur me partnerin duhet te bëni disa lëshime te vogla.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë pranë pikës kufitare në Morinë, 6 makina përplasen mes tyre

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur këtë të shtunë në kilometrat e fundit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident rrugor në aksin Gjirokastër–Tepelenë, plagosen dy persona

Një aksident rrugor ka ndodhur ditën e sotme në aksin Gjirokastër–Tepelenë, pranë vendit të quajtur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë, arrestohet 32-vjeçari/ I gjenden pistoletë, 40 fishekë dhe radio e ngjashme me atë të Policisë

Një 32-vjeçar është arrestuar në Vlorë pasi u kap duke qarkulluar me një automjet tip…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/ Gjendet e mbytur një vajzë e re në plazhin e Porto Novos

Një ngjarje tragjike është shënuar pasditen e kësaj të premteje në bregdetin e Vlorës. Një…

LEXO ME SHUME