Categories Lajme

Foshnjat shqiptare po ndërrojnë jetë nga mungesa e inkubatorëve

Situata në të cilën ndodhen maternitetet shqiptare, po rëndohet çdo ditë e më shumë. Mungesa e inkubatorëve dhe e pajisjeve të tjera mjekësore për të trajtuar foshnjet e lindura para kohe, po sjell rritjen e vdekshmërisë foshnjore.

Sipas të dhënave nga BIRN, nga dita e Krishtlindjeve 2017 deri më 15 janar 2018, 11 foshnja të lindura ‘premature’ humbën jetën në këtë spital universitar. Materniteti “Koço Gliozheni’ ka pranuar se gjysma e këtyre vdekjeve mund të ishin parandaluar, nëse spitalit nuk do t’i mungonin aparaturat e nevojshme mjekësore.

Deklarata e maternitetit “Koco Gliozheni”:

“Në më shumë se 50% të rasteve që ndërruan jetë në fillim të janarit bëhet fjalë për shtatzani shumë të vogla, për të cilat ne nuk kemi teknologji të përshtatshme për të siguruar mbijetesën,” tha spitali në një përgjigje me shkrim.
Shifrat e vdekshmërisë foshnjore në Shqipëri janë ndër më të lartat në rajonin e Ballkanit. Sipas të dhënave të raportuara nga INSTAT dhe dy qendrat universitare spitalore obsetriko-gjinekologjike ‘Koço Gliozheni’ dhe ‘Mbretëresha Geraladinë’, më shumë se një e treta e lindjeve në vend ndodh në këto dy maternitete.

Materniteti “Mbretëresha Geraldinë” deklaron 7120 lindje të reja, ndërkohë që numri i foshnjave që ndërruan jetë në këtë spital deri në një muaj pas lindjes është 38 . Për periudhën janar-qershor 2018, ky maternitet regjistroi 3117 lindje të reja, ndërkohë që kanë ndërruar jetë 25 prej tyre, përkundër 445 rasteve që kanë pasur nevojë për reanimim neonatal.

Vlen të përmendim se materniteti “Koço Gliozheni” ka një mungesë të theksuar inkubatorësh dhe shumica e inkubatorëve ekzistues janë jashtë funksionit.

E ndërkohë që situata po del jashtë kontrollit, e njëjta gjë ndodh edhe për qytetet e tjera të Shqipërisë. Vlen të përmendim qytetin e Korçës, Shkodrës, Durrësit, por edhe në qytete ku ka më pak popullsi. Kushtet në maternitetet shqiptare lënë për të dëshiruar, por Drejtoria e Spitalit dhe Ministria e Shëndetësisë mesa duket kanë bërë një vesh shurdh dhe një sy qorr përballë fakteve që flasin vetë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Të dhënat për ndarjen administrative të trevës së Çamërisë, (Sipas Sami Frashërit)

(Sipas Sami Frashërit) Në verranno e tij ” Enciklopedia historike dhe gjeografike”, bottarga në vitin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ndahet nga jeta Agim Minxhozi, emër i njohur i Fizikës

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e djeshme në moshën 77-vjeçare Agim Minxhozi, një prej figurave…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ekspertët: Ulja e akcizës s’jep efekt, duhet hequr fare pasi e dyfishon çmimin e naftës

“Sa herë që çmimi i naftës të shkojë në 220 lekë, ne do ta ulim…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjykata italiane lë në burg 15 të arrestuarit e grupit të lidhur me mafian, mes tyre 3 shqiptarë!

Gjykata e Foggia-s në Itali la në paraburgim 14 të arrestuarit e operacionit të javës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr në Kolonjë, digjet stalla me ushqim për bagëtitë

Një zjarr i rënë në zonën e quajtur Pelivor, poshtë fshatit Gostivisht në bashkinë Kolonjë,…

LEXO ME SHUME